E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkatërrohet banda kosovare, trafikonin njerëz

SALZBURG- Që nga shtatori i vitit të kaluar, njësia speciale “Kobra”, dhe policia në Salzburg, kanë arrestuar 13 pjesëtarë të kësaj bande, e cila përbëhet nga 11 shqiptarë nga Kosova, të moshës 21 deri në 32-vjeçare, një bullgar 21-vjeçar, dhe një austriake 44-vjeçare."Kjo bandë, ka transferuar shqiptarët nga Kosova drejt Austrisë, Italisë, Belgjikës, Zvicrës dhe në vende tjera, ndërsa për ardhjen deri në Vjenë ata kishin paguar 2.200 euro dhe në këtë mënyrë, sipas llogaritjeve tona kjo bandë kishte fituar 2.1 milionë euro"`, ka deklaruar policia austriake. Ilegalisht drejt vendeve të BE-së kanë kaluar rreth 700 shqiptarë nga Kosova.(m.a/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›