E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liritë ekonomike, Bode: Problem korrupsioni, pronat tregu i punës

TIRANE- Korrupsioni i lartë, problemi i pronave dhe vështirësitë në tregun e punës mbajnë larg Shqipërinë nga mesatarja e vendeve të botës. Ministri i Financave, Ridvan Bode ka komentuar raportin mbi liritë ekonomike të publikuar një ditë më parë nga fondacioni Heritage dhe gazeta Wall Street Journal. Ai e ka konsideruar atë pozitiv për Shqipërinë megjithëse ka pranuar se lufta kundër korrupsionit do të kërkojë kohë dhe nuk është e varur vetëm nga qeveria. “Cështja e pronës, cështja e korrupsionit dhe tregu i punës janë nën mesataren e të gjithë globit. Korrupsioni ka treguesit e vetë të matjes dhe të vlerësimit. Ajo që është pozitive është progresi i bërë, ky është një proces që do të vazhdojë gjatë. Reformat i takojnë qeverisë por jo vetëm qeverisë , i takojnë edhe institucioneve të tjera” theksoi Bode. Në raportin mbi liritë ekonomike për vitin 2009, Shqipëria renditet në vendin e 53 nga 188 vende në listë. Krahasuar me një vit më parë vendi ynë ka shënuar një përmirësim prej 9 shkallësh, vecanërisht përsa i përket lirive fiskale, atyre të tregtisë dhe lirisë për të investuar. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›