Konflikti i ish-kryerrugorit me prokuroren
30/04/2009 Pretenca për Krenar Ahmetin
Prokuroria kërkon 500 mijë lekë gjobë
TIRANE- Është lexuar dje pretenca nga ana e Prokurorisë së Tiranës në gjykatë për ish- shefin e rrugores së kryeqytetit Krenar Ahmeti. Nga ana e Prokurorisë është kërkuar që Ahmeti të gjobitet me 500 mijë lekë gjobë për shkak të veprimeve arbitrare. Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar gjykatës, dënimin me një gjobë prej 500 mijë lekësh ndaj ish-shefit të Qarkullimit Rrugor të Tiranës Krenar Ahmetit. Prokurori Ervin Karanxha lexoi në gjykatë pretencën ndaj të pandehurit Ahmeti, i cili akuzohet për “kryerje të veprimeve arbitrare”. Ish-shefi i komisariatit të Qarkullimit Rrugor, Krenar Ahmeti, u konfliktua me prokuroren e Krimeve të Rënda, Elisabeta Bajri, mbrëmjen e 17 majit të vitit të kaluar teksa kjo e fundit po udhëtonte në një makinë me të vëllanë dhe nënën e saj të sëmurë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kullave Binjake në Tiranë. Ish-shefi i Qarkullimit Rrugor të kryeqytetit është bërë disa herë protagonist i skenave të dhunshme. Mirëpo fill pas këtij incidenti Krenar Ahmeti është përplasur me një nga makinat e Gardës së Republikës, e cila shoqëronte Kryeministrin Sali Berisha. Menjëherë sapo ka kryer aksidentin Ahmeti është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga verifikimet e kryera është konstatuar se ai kishte qenë në gjendje të dehur. Pas këtij incidenti Krenar Ahmeti u pezullua nga detyra e shefit të Qarkullimit Rrugor dhe u emërua shef rendi në komisariatin e policisë së Elbasanit.