E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Në prag të liberalizimit të vizave



Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi nga Qipro se Shqipëria ndodhet në prag të vendimit përfundimtar për liberalizimin e vizave. Kryeparlamentarja dha këtë deklaratë pas një mori takimesh që pati në Qipro, me disa nga krerët e parlamenteve të vendeve të BE-së. "Në vitet e fundit, Shqipëria është transformuar më shumë se çdo vend tjetër; ajo ka bërë kërkesën për statusin e vendit kandidat, ka kthyer përgjigjet për pyetësorin e dërguar nga Komisioni Europian dhe ndodhet në prag të vendimeve të rëndësishme për integrimin europian", tha Topalli. Duke iu referuar çështjes së zgjedhjeve politike në Shqipëri, qershorin e kaluar, Topalli tha se zgjedhjet ishin një arritje për vendin. "Për të arritur këtë transparencë, numërimi i votave u bë përmes fotografimit, skanimit, filmimit dhe transmetimit online. Kjo ishte një gjë e re që ne arritëm në Shqipëri", tha ajo. Më tej, Kryetarja e Kuvendit u ka kërkuar mbështetje homologëve të saj për procesin e liberalizimit të vizave, si dhe të integrimit të Shqipërisë në BE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›