Portieri gjerman u vetëvra pas humbjes së vajzës
BERLIN-Portieri i kombetares gjermane të futbollit, Robert Enke dyshohet se është vetëvrarë për shkak të vdekjes së të bijës. Futbollisti gjerman u shtyp dje nga treni i Hanoverit dhe sot policia bën të ditur se të gjitha gjasat të cojnë se bëhet fjalë për një vetvrasje. 32 vjecari, sipas miqve, kishte ditë që nuk përqëndrohej dhe konfuz. Enke nuk ishte më i pari që pas vdekjes së vajzës së tij Lara në vitin 2006. Vajza 2 vjecare u shua pas disa cregullimeve në zemër.
“Enke ishte shumë konfuz, pak ditë para vdekjes”, bën të ditur Presidenti i Hanoverit.
Sipas policise nga faktet e mbledhura rezulton se, dhimbja për humbjen e Larës 2 vjecare ka cuar futbollistin drejt vetvrasjes.
Kurse sipas mediave të huaja, Enke mbijetoi këto 3 vjet nën ndihmën e gruas së tij Terezës dhe vajzës 6 muajshe që ciftie adoptoi në muajin Maj të këtij viti.
Lajmi për Henke fillimisht u konfirmua nga vetë presidenti i klubit të Hanoverit Martin Kind, sipas të cilit vdekja e portierit është një shock për gjithë futbollin gjerman. Federata Gjermane, në një komunikatë për mediat ka bërë të ditur se “kombëtarja është e shokuar pas këtij lajmi. Trajneri Joakim Lëv dhe menaxheri Oliver Bierhof janë gjithashtu të shokuar pas këtij lajmi”. Enke numëron 8 ndeshje me ekipin përfaqësues, ndërsa përveç Hanoverit ka veshur edhe fanelën e Benfikës e të Barcelonës.
(d.b/BalkanWeb)