Reformat, një fjalë goje?
Çdo ditë e më shumë termi ‘Reforma’ zë vendin e kryefjalës në mbledhjet e Qeverisë aktuale dhe në deklaratat e anëtarëve të saj. Madje, ky term nuk përdoret thjesht nga pikëpamja linguistike, por edhe në rreze të gjerë aktiviteti. Pra, për shumë fusha, të cilat sigurisht është e domosdoshme të përparojnë gjithnjë e më tepër, nga njëri mandat qeverisës në tjetrin.
Por, të jetë e gjitha kjo një strategji e vërtetë zhvillimi apo një taktikë akute mirëbesimi, një kërkesë reale integrimi apo një sfond i sajuar propagandimi?... Mund të shtrohen edhe pikëpyetje të tjera, për të vënë në dukje dyshime të forta për këtë realitet konfuz menaxhues në vendin tonë, veçanërisht pas zgjedhjeve të përgjithshme politike pikërisht në mes të këtij viti. Veçse, pa u zgjatur më tej me dilema të tilla, mbase do të qe më mirë të bënim disa shpjegime referuese.
Në të vërtetë, termi ‘Reformë’ për çdo sferë është konceptuar kurdoherë dhe kudo jo vetëm si përsëritje e një plani të publikuar dhe të dështuar në të kaluarën, por më së pari dhe mbi të gjitha si i planifikuar me prirje sa më efektive, me struktura dhe organizim sa më të plotë, me kontroll sa më periodik dhe me ligjshmëri sa më korrekte. Dhe, të gjitha këto, në të gjitha planet: qoftë në atë politik dhe ekonomik, në atë social dhe të drejtësisë etj.
Është për t’u theksuar ky shpjegim, edhe për faktin se, nevojat për ndërmarrjen e pothuajse pjesës kryesore dhe më të madhe të reformave që po promovohen në fillimet e këtij mandati qeverisës kanë qenë përmendur vazhdimisht edhe gjatë atij të kaluar, nga Qeveria e ngritur prej thuajse të njëjtit koalicion faktorësh politikë, përveç atij që, për arsyet tashmë të njohura të devijimeve në zgjedhjet parlamentare, parregullsisht e pamoralisht ende vazhdon të quhet ‘Lëvizja Socialiste për Integrim’.
Sidoqoftë, për vijimin e këtij koalicioni dhe të mandatit të vet qeverisës, ndoshta është e nevojshme që edhe në këto radhë të përmenden konkretisht disa nga fushat, ku kryefjala e (sh)përdorur prej tij gjatë këtyre dy muajve po ‘buçet’ intensivisht.
***
Vetëm para pak ditësh, në një mbledhje të Këshillit të Ministrave u diskutua gjerësisht dhe publikisht nevoja e ndryshimit të një skeme për ndihmën ekonomike të një shtrese sociale. Mbasi vet Kryeministri Berisha bëri të ditura faktet flagrante të shpërdorimeve të deritanishme në këtë fushë, duke i quajtur si “të papranueshme”, ai u përqendrua te ideja e punësimit të dy kategorive të njerëzve në nevojë. Kjo ide është shprehur prej tij edhe më parë, edhe gjatë fushatave elektorale, edhe gjatë drejtimit rutinor të pushtetit qendror. Mirëpo, rezultatet qenë mjaft negative, sidomos ngaqë në listat e njerëzve në nevojë ishin përfshirë jo shumë nga ato familje vërtetësisht të zhytura në mjerim, se sa, siç thuhet, gjerësisht këshilltarë komunalë dhe bashkiakë. Atëherë tani, a quhet skema e re për asistencën sociale si një ‘Reformë’ në këtë fushë?
Po kaq thjesht mund të jepet nga cilido përgjigjia negative edhe për një deklaratë që bëri Kryeministri në këtë kohë, se gjatë këtij mandati do të bëhet në sferën e arsimit edhe një tjetër ‘Reformë’, me të cilën duhet të kuptohet që të bëhet i detyrueshëm arsimi i mesëm. Po të vështrohet realisht pjesëmarrja nëpër shkolla e fëmijëve dhe e të rinjve tanë, veçanërisht në zonat rurale, diferenca mes tyre fokusohet në mënyrë shqetësuese. Diku, për shkak të varfërisë së skajshme të familjeve të tyre, çka i detyron që t’i kullosin vetë të paktat bagëti që disponojnë, diku tjetër për efekt të gjakmarrjes që ‘qarkullon’ përgjatë mureve të shtëpive të tyre etj. Pra, përderisa vazhdueshmërisht mbetet i papreferuar plotësisht arsimi 9-vjeçar absolutisht nuk ka se si të merret seriozisht, të besohet qenësisht, ose të ndërmerret efektivisht një ‘Reformë’ e tillë, që e deklaron menjëherë Kryeministri.
***
Pa u përqendruar te ‘Reformat’ e ndryshme në fushën e shëndetësisë, që po artikulohen nga qeveritarët e lartë aktualë, ndoshta ia vlen të përmendim faktorin e Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit për rritjen së shpejti konsiderueshëm të çmimit të energjisë elektrike, në mënyrë aspak transparente dhe me shumë finokllëk. Hëpërhë, aktiviteti qeverisës në këtë sferë duket sikur i kufizon mundësitë te Enti Rregullues i Energjisë, që formalisht është institucion i pavarur dhe praktikisht i merr rregullisht urdhrat nga Qeveria.
Nëse, tek fitonte tenderin për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes një kompani e njohur çeke, ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, Genc Ruli tentonte publikisht të siguronte konsumatorët vendas që nuk do të lejohej të rritej çmimi i energjisë elektrike, faktikisht procedurat planifikoheshin ndryshe. Kjo u vërtetua më së miri, por me fshehtësinë më të mundshme, pikërisht në maj të këtij viti, kur nën presionin e qeverisë u miratua pa kundërshtime në Kuvendin e Shqipërisë (pa prezencën e opozitës në atë kohë) Marrëveshja e Shitjes së OSSH–së.
Në tekstin e kësaj Marrëveshjeje nënkuptohet qartë preokupimi dhe angazhimi i Qeverisë shqiptare për përcaktimin e ndjeshëm nga kompania çeke, blerëse e OSSH–së, të rritjes së çmimit të energjisë elektrike qysh në fillim të vitit të ardhshëm, krahas formulës dhe kritereve të llogaritjes së kësaj rritjeje. Megjithatë, taktika e Kreut të Pushtetit Ekzekutiv ka nxjerrë në pah rolin e ERE–s, për ta përdorur atë si një mbrojtje të plotë për mashtrimet e publikuara dhe, në këtë mënyrë, për t’ia lënë pikërisht këtij institucioni të fundit, që njihet mirë si kukull e Qeverisë, përgjegjësinë për rritjen e çmimit të energjisë, meqë gjoja ky organ administrativ është ai që po ushtron procedurat e nevojshme për shitjen e OSSH–së.
***
Në plan të parë duket e thjeshtë për çdo qeveri parashikimi dhe propagandimi i ndërmarrjes së reformave të ndryshme për zhvillime të mëtejshme në disa sektorë të jetës së vendit. Mirëpo, për shtete me tradita të pakta në konsolidime demokratike, ekonomike, politike, juridike etj, këto lloj fushatash të dendura nuk mund të përmbyllen kurdoherë me sukses. Aq më pak në Shqipëri, kur dihet që asetet janë relativisht të pakta, borxhet e brendshme dhe të jashtme të shumta, kur dihet gjithashtu që qeverisja aktuale ka spikatur dhe spikat për dobësi të theksuara menaxhuese, të cilat mund të injorohen relativisht vetëm në sajë të një mbështetjeje të plotë të faktorit ndërkombëtar, për interes të një strategjie globale.
Në këtë këndvështrim, Qeveria jonë realisht nuk mund të shpallet aftësisht perfekte vetëm e vetëm se, çdo ditë e më tepër artikulon mundësitë e saj për të parashikuar e plotësuar sa më shumë ‘Reforma’ në plot fusha. Madje, edhe në sistemin e drejtësisë, ku kërkohet seriozitet maksimal, krahas një profesionalizmi sa më të madh.
Nëse në këtë artikull disa raste konkrete të alias ‘Reformave’ nisën të përmenden me ato të formuluara ditëve të fundit, tani le të kujtojmë atë që shprehej qoftë, qoftë diku nga fundi i mandatit të kaluar qeverisës, qoftë edhe nga fillimi i këtij mandati të ri. Fjala është për krijimin më vete të Gjykatës Administrative, institucion që vërtet është mjaft i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në çdo vend, i cili pretendon të zhvillohet edhe nëpërmjet shtetit të së drejtës.
Por, Projektligji organik për krijimin e këtij institucioni, ç’është e vërteta u formulua prej segmenteve të Pushtetit Ekzekutiv në mënyrë fare ordinere, duke kopjuar fjalë për fjalë më të shumtën e neneve, të dispozitave, që i përmbajnë kodet Civile, të Procedurave Civile dhe të Procedurave Administrative. Me këtë formë, Projektligjin Qeveria e paraqiti në Parlament pikërisht në maj të këtij vitit, duke e konvertuar veprimin e saj me një ‘Reformë’ në fushën e drejtësisë.
Ama, ai Projektligj nuk u miratua, ngaqë kërkoheshin domosdoshmërisht 3/5 – t e votave të deputetëve, ashtu sikurse për të tëra projektligjet organike. Dhe, siç kujtuam në rreshtat e mësipërm, atë kohë opozita nuk merrte pjesë në punimet e Kuvendit. Ai Projektligj, që më vonë pretendohej të miratohej qysh në javën e parë të punimeve të Legjislaturës së re, ende nuk është miratuar, për shkak të mospjesëmarrjes në bazë të kushteve të njohura të opozitës politike.
Sidoqoftë, miratimi i tij kurrsesi nuk mund të vlerësohet si një ‘Reformë’ në fushën e drejtësisë. Aq më tepër po të merret parasysh që me anë të tij, në këto kushte, nuk mund të sigurohet pavarësi e Gjykatës Administrative, ndërkohë që aty në përfundim të gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm përfundojnë statutet e një pjese të konsiderueshme anëtarësh të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë. Në këtë periudhë, kuptohet që maxhoranca parlamentare do të bëjë çmos që të zgjedhë anëtarët e rinj nga radhët e simpatizantëve të vet, juristë, që emrat, kurrikulat, ndërgjegjia dhe përgatitja profesionale e tyre vështirë të parashikohen qysh tani.
Pa ulur kurrsesi rëndësinë dhe vlerën e gjykimit të specializuar të konflikteve administratë fiskale – biznes, ose të atyre midis administratës doganore dhe biznesit, që janë të evidencuara tashmë publikisht, nuk mund të mos merren parasysh edhe konflikte të tjera, të cilat u përkasin fushave delikate të administrimit publik: për lejet e ndërtimit, për regjistrimet dhe ndryshimet e vazhdueshme hipotekore të titujve të pronësisë, për prokurimet publike, për kundërvajtjet administrative të shumëllojshme etj, etj. Mirëpo, fakti që Projektligji përkatës parashikon që superorja e Gjykatës Administrative të Apelit do të jetë përsëri Gjykata e Lartë, nuk mund të mos dyshohet mjaftueshëm që pavarësia e asaj Gjykate të re të mbetet si një dozë thjesht deklarative.
E pra, në këtë mënyrë s’ka se si të konsiderohet zgjidhje e procesit ligjkontrollues gjyqësor administrativ pa krijuar e vendosur në themel, por edhe në krye të këtij procesi, Këshillin e Shtetit, si organ i lartë shtetëror me status ligjorganik ose kushtetues formues dhe aktor i pavarur publik. Këshilli i Shtetit në sistemin e administrimit publik shqiptar, ashtu si edhe në shtetet e Europës së zhvilluar, mund e duhet të ketë funksione apo kompetenca të dyfishta ligjkonsultative dhe ligjkontrolluese, të ushtruara njëkohësisht, bashkërisht dhe njëtrajtësisht. Pra, duke funksionuar si organ asistues i qeverisë me këshillime ligjore për procesin e hartimit të akteve normative dhe individuale administrative me ndikim të gjerë në publik. Sikurse, njëherazi, si gjykatë e lartë administrative në vend, për gjykimin suprem të konflikteve administrative dhe ligjshmërisë së akteve të administratës publike.
Kështu që, për krijimin, organizimin dhe funksionimin e këtij organi të lartë dyfunksionësh është e domosdoshme dhe merr kuptim një reformë ligjore, administrative dhe gjyqësore, e atashuar pranë reformës së gjerë të sistemit gjyqësor shqiptar, e cila përfshin edhe ndryshime të konsiderueshme në kodet e Procedurave Civile dhe të Procedurave Administrative, në Ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, në një sërë aktesh nënligjore etj, etj.
***
Që të argumentohet plotësisht dhe gjerësisht se, reformat në asnjë vend dhe në asnjë fushë të jetës së tij nuk mund të jenë një fjalë goje, ndoshta duhen përshkrime të tëra me ilustrime të shumta në faqe e faqe të tëra. Megjithatë, edhe kaq sa u tha gjatë këtij artikulli, a nuk iu dha përgjigje titullit të tij?