Kaka, i kënaqur

Leite Kaka është i lumtur me rikthimin e tij në formë për Real Madridin që zgjoi ovacione për të gjatë fitores 4-1 ndaj Real Betisit të shtunën.
Kaka shënoi golin e dytë dhe u shkaktoi telashe të shumta mbrojtësve të Betisit. Braziliani u përkrah me ovacione pas zëvendësimit.
“Ovacionet që kam marrë më bënë të lumtur. Është me rëndësi për mua të vazhdoj të përmirësohem. Gara në një ekip si i yni është pozitive sepse na mbanë të gjithëve të zgjuar”, tha Kaka për uebfaqen e klubit.