E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferdinand injoron kritikat

Mbrojtësi i Manchester Unitedit Rio Ferdinand ka thënë se do të vazhdojë të injoron kritikat derisa synon të rikthejë formën e mirë që e bëri kapiten të ekipit dhe Kombëtares.

Ferdinand 32 vjeç konfirmoi se nuk ka dëshirë të tërhiqet.

“Jam mësuar me komente të njerëzve shumë herë në karrierën time. Unë vetëm shkoj dhe luaj. Jam optimist rreth aftësive të mija. Çka do që kushdo shkruan për mua nuk më shqetëson, pa marr parasysh a është mirë apo keq”, tha Ferdinand për mediet angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›