Porto jashtë Ligës së Kampioneve
UEFA ka vendosur dje të përjashtojë Porton nga edicioni i radhës i Ligës së Kampioneve, duke deklaruar se klubi portugez u kishte dhënë ryshfet gjyqtarëve gjatë edicionit 2003-‘04. Sipas deklaratës zyrtare të UEFA-s, Porto kishte thyer një rregull të shenjtë për futbollin. "Vendimi u mor pas studimit të çështjes rreth ryshfeteve për gjyqtarët në edicionin 2003-‘04", shkruhej në deklaratë. Në atë edicion, skuadra që drejtohej nga Hoze Murinjo fitoi jo vetëm kampionatin, por edhe Ligën e Kampioneve, ndërsa emri i tij nuk është përfshirë mes personave të dyshuar për ngjarjen në fjalë. Drejtuesit e Portos bënë të ditur se do të apelonin vendimin e marrë nga UEFA.