Prezantohet Erikson: Kjo është sfidë
Ish-trajneri i Anglisë, Sven Goran Erikson, është kthyer përsëri në stolin e një kombëtareje, pasi ka marrë drejtimin e Meksikës. Në konferencën për shtyp të organizuar dje, Erikson ka treguar edhe objektivat e tij për këtë etapë të rëndësishme në karrierë. "Objektivi ynë është të kualifikohemi në Botërorin 2010 dhe ta bëjmë këtë më mirë se në të kaluarën. Meksika është një sfidë e madhe. Ju keni 120 milionë banorë dhe kjo është më se motivuese. Mua më pëlqejnë sfidat, ndaj do të jetë në dorën time të bind tifozët dhe lojtarët se jam personi i duhur për këtë post. Detyra ime është të përmirësoj skuadrën dhe jo ta ndryshoj mentalitetin tuaj", tha Erikson.