E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia, Ronaldo do të mungojë kundër Maltës

 

Edhe pse është ylli i ekipit kombëtar të Portugalisë, Kristiano Ronaldo nuk do jetë në ndeshjen kundër Maltës, kur parashikohet që portugezët të festojnë për një vend në “play-off”. Nëse fitojnë, ata sigurojnë vendin e dytë në grup. Fantazisti pësoi një dëmtim në kaviljen e djathtë gjatë takimit kundër Hungarisë e për rrjedhojë do qëndrojë jashtë fushave për një periudhë prej 15 ditësh. “Pas ekzaminimeve mjekësore, ka rezultuar se Kristiano Ronaldo ka pësuar një dëmtim në kaviljen e djathtë, që do rreth 15 ditë për t’u riaftësuar. Kësisoj, ai ka marrë leje”, është thënë në komunikatën zyrtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›