Kosta Rika fiton dhe “shtang” Hondurasin
Kombëtarja e Kosta Rikës ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Trindad & Tobagos, me rezultatin 4-0. Me tri pikët e fituara, ata kanë lënë pas vetes Hondurasin, i cili ka dalë nga zona e kualifikimeve direkt për në Botëror, por duhet të luajë një ndeshje play-off. Në fakt, kombëtarja e Hondurasit nuk arriti të marrë asnjë pikë ndaj SHBA-së, edhe pse luante në shtëpi. Amerikanët fituan me rezultatin 3-2 dhe kryesojnë grupin, duke lënë në vendin e dytë Meksikën. Gjithsesi, është edhe një ndeshje për t’u luajtur, ku Hondurasi duhet të fitojë dhe të shpresojë për humbjen e Kosta Rikës.