Portugalia e njeh zyrtarisht Kosovën
Portugalia u bë vendi i 48-të në botë dhe vendi i 22-të i Bashkimit Evropian, që njohu Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Ministri i Jashtëm portugez, Luiz Amado, ka njoftuar sot Komitetin për politikë të jashtme të Asamblesë portugeze, se qeveria e këtij shteti njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Njoftimi për njohje është bërë pak çaste më parë, ndërkaq Qeveria e Kosovës pritet të njoftohet shumë shpejt për këtë vendim. Vendimi i Portugalisë vjen një ditë para se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të votojë për rezolutën serbe.