E Diel, 1 Nëntor 2026

Portugalia, fitore me vuajtje ndaj Danimarkës

Përgatiti: Erion Abule

Danimark렠 2

Portugali      3

Shënues: Bendtner 41, 80/ Pepe 24, Postiga 36, Varela 87

Danimarka: Andersen, Jakobsen, Kjaer, Ager, S.Poulsen, Kvist, Zimling (J.Poulsen 16), Romedahl (Mikelsen 60), Eriksen, Krohn-Dehli (Shone 90), Bendtner. Tr: Olsen.

Portogalia: Rui Patrisio, Zhoao Pereira, Pepe, Bruno Alves, Fabio Koentrao, Meireles (Varela 74), Velozo, Moutinjo, Nani (Rolando 89), Postiga (Nelson Oliveira 64), K. Ronaldo. Tr: Paulo Bento.

Gjyqtar: Tomson (Skoci).

Kartonë të verdhë: Meireles, Ronaldo,  J.Poulsen, Jakobsen.


Lusitanët rikthehen në lojë në grupin B pas suksesit me danezët. Shënojnë Pepe e Postiga, por Bendtner barazon me një dygolësh me kokë. Varela vendos ndeshjen. Ronaldo më i dobëti

Portugalia mund Danimarkën në ndeshjen e dytë të grupit B dhe kthehet në garë për një vend në çerekfinale të Euro 2012. Në Lviv të Ukrainës, ndodh gjithçka, me lusitanët që në fillim kalojnë në epërsi të dy golave me Pepen (24) dhe Postigën (36) dhe pastaj barazohen nga dygolëshi i Bendtnerit.

Por 3 minuta nga fundi, një goditje me të djathtën e Varelës i dhuron 3 pikët skuadrës së Paulo Bentos. Është për tu nënvizuar forma e dobët e Kristiano Ronaldos, i cili humbi dy raste shumë të mira për gol i vetëm përballë portierit, përveç dy aksioneve të tjera, ku goditjet e tij nuk ishin aspak të rrezikshme.

Duke pasur lojtarë të nivelit të lartë teknik, Portugalia shënon dy gola që në pjesën parë me Pepen dhe Postigën, por Danimarka konfirmohet një formacion shumë i sikletshëm dhe shkurton largësinë e golave në fund të pjesës së parë falë Bendtnerit.

Në pjesën e dytë, Ronaldo zbret në fushë me kopjen e tij të shëmtuar: i shërbyer saktë për gol nga një Nani në formë të shkëlqyer, portugezi i Real Madridit, totalisht i pa shqetësuar nga asnjë, godet keq dhe topi devijohet nga portieri Andersen.

Pak më shumë se dhjetë minuta nga fundi, ish-fituesi i Topit të artë gabon sërish, duke humbur një rast akoma dhe më flagrant i vetëm përballë portierit të Danimarkës.

Por dy minuta më pas, Bendtner i dhuron skuadrës së tij barazimin për golin e dytë personal, thuajse i eliminimit për portugezët nga ky Europian, ku përgjegjësia më e madhe do të binte me CR7-ën, i cili nuk arrin asnjëherë të jetë vendimtar me fanellën e kombëtares së tij.

Por, për fat të mirë është Varela ai që i jep fitoren Portugalisë, i sapo futur në lojë nga Bento: sulmuesi i Portos shënon golin e 3-2-it në minutën e 87-të dhe Portugalia kthehet në garë për çerekfinalet. Duke pritur Kristiano Ronaldon, atë të vërtetin.

Kundër Holandës, në ndeshjen e fundit të grupit, do të vendoset edhe fati i portugezëve.

Statistikat

DANIMARKE         PORTUGALI

2          gola     3

7          goditje            15

4          goditje në kuadrat    9

3          goditje jasht렠          6

17        goditje dënimi           20

7          goditje nga këndi      6

2          pozicione jashtë loje           0

2          kartonë të verdh렠   2

0          kartonë të kuq           0

59%    qarkullimi i topit      41%

Trajneri i Danimarkës

Olsen: Bëmë një paraqitje heroike

Pavarësisht se ka arritur të barazojë, Danimarka kundër Portugalisë nuk ka arritur të marrë një pikë që do ta kishte lejuar të kualifikohej në çerekfinale të Euro 2012. Në konferencën për shtyp, trajneri Morten Olsen ka shprehur të gjithë keqardhjen e tij: Nëse kishim pak fat kundër Holandës, sot (dje) një gjë e tillë nuk na shoqëroi, – tha trajneri danez. Pa dyshim që jemi shumë të zhgënjyer për atë që ndodhi në fushë, edhe për faktin që në ndeshjen e ardhshme do të na mungojnë 2-3 lojtarë të dëmtuar.

Por ky është futbolli. Olsen pastaj ka vazhduar: Gjithsesi, paraqitja e skuadrës sime, të paktën sipas mendimit tim ka qenë heroike, në pjesën e dytë dhamë gjithçka që kishim dhe luajtëm vërtet mirë.

Duhet të përpiqemi të rekuperojmë energjitë e shpenzuara sa më shpejt dhe të kërkojmë të jemi mirë për ndeshjen e së dielës, ku mund të na mjaftojë edhe një pikë.

Trajneri i Portugalisë

Bento përgëzon ekipin: Patëm forcë e karakter

Është pa dyshim i kënaqur trajneri i Portugalisë Paulo Bento pas fitores së skuadrës së tij 3-2 ndaj Danimarkës, që ushqen akoma shpresa për kualifikimin në çerekfinale të ekipit që dje nuk u udhëhoq në mënyrën e duhur nga Kristiano Ronaldo, më i dobëti në fushë për kombëtaren e tij:

Vuajtëm shumë, por besoj se e merituam fitoren, duke konsideruar rastet që krijuam. Në pjesën e parë u mbrojtëm mirë, falë edhe një organizimi të skuadrës. Danimarka shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë në rastin e vetëm që iu paraqit në portën tonë. Bento pastaj përfundoi:

Pas barazimit të Danimarkës, patëm forcën për të vazhduar përpara dhe për ta mbyllur ndeshjen. Doli në pah karakteri dhe personaliteti i skuadrës sime, djemtë luajtën në mënyrë shembullore. Ndeshja e fundit ndaj Holandës do të jetë vendimtare për kualifikimin tonë.

2 humbjet e fundit që ka pësuar Danimarka në ndeshje zyrtare ia ka shkaktuar Portugali, dje në Lviv dhe në Lisbonë më tetor të 2010-s.

5 herë e ka kaluar Portugalia fazën me grupe të Europianit, në të pesë pjesëmarrjet e saj që kur finalet e Europianit kanë formulën e sotme.

8 fitore ka arritur Portugalia në 13 ndeshjet e luajtura ndaj Danimarkës. Tri herë kanë fituar nordikët, dy ndeshje janë mbyllur barazim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›