E Diel, 1 Nëntor 2026

Portugalia i falet Pepe, ndërsa Suedia një autogoli

 

Ka vuajtur shumë Suedia në Maltë por jo pak edhe Portugalia në Hungari. Gjithsesi për t’u theksuar është se suedezët janë një hap larg vendit të dytë që të çon në play-off. Ndërsa Portugalia do të varë sërish shpresat tek Shqipëria për të pasur edhe ajo një biletë për në Botërorin 2010. Në Maltë Suedia fitoi falë një autogoli të Azopardit, 9 minuta para fundit të takimit. Ndërkaq, Portugalia arriti të mbajë deri në fund golin e shënuar nga Pepe në minutën e 8-të të takimit. Më 10 tetor portugezët do të presin sërish Hungarinë në fushën e tyre dhe vetëm fitorja mund t’i mbajë ende me shpresat për vendin e dytë të grup. Ndërsa Suedia do të presë kombëtaren shqiptare, e cila shkon në Stokholm më datë 14 tetor vetëm për prestigj, pa asnjë lloj preokupimi. Danimarka do të luajë po atë ditë kualifikimin ndaj Hungarisë, duke i mjaftuar edhe një barazim për t’u kualifikuar.        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›