Portugalia miraton ligjin për martesat gay

Presidenti i Portugalisë Anibal Silva ka deklaruar se do të firmosë në favor të ligjit për martesën mes dy personave të të njëjtit seks. Ligji është aprovuar në parlament në fillim të këtij viti. Ligji është kundërshtuar me forcë nga konservatorët në të këtë vend katolik. Ratifikimi do ta bëjë Portugalinë vendin e gjashtë në Evropë që lejon martesën mes dy personave të të njëjtit seks pas Belgjikës, Spanjës, Norvegjisë, Hollandës dhe Suedisë. Deklarata vjen disa ditë pasi Papa Benedikti, gjatë vizitës së tij në Portugali u kërkoi pelegrinëve të kundërshtonin këtë ligj.
< I mëparshmi