E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk paguajne leket OSSH-ja le pa drita biblioteken publike

Vlore

Prej disa kohesh ne biblioteken publike Shevqet Musaraj te Vlores mungon energjia elektrike. Shkak per kete eshte bere mospagimi i fatures se energjise elektrike prane OSSH-se. Drejtori i bibliotekes pretendon se fatura nuk pasqyron nje detyrim real nderkohe qe OSSH-ja ka nderprere furnizimin me energji deri ne shlyerjen e detyrimit. OSSH-ja ka nderprere furnizimin me energji per shkak te nje detyrimi te pashlyer qe ne fakt nuk eshte real. Na kane ardhur disa fatura vlera e te cilave arrin ne shifra te jashtezakonshme dhe te paargumentuara thote Clirim Hoxha drejtor i bibliotekes se Vlores. Ai sqaron se per keto fatura qe nuk perputhen me kapacitetet konsumuese te bibliotekes eshte bere edhe nje padi ne gjykate ku pritet edhe nje vendim qe ai shpreson te jete ne favor te institucionit qe drejton.

Nga ana tjeter Hoxha u eshte drejtuar drejtuesve te OSSH-se qe deri ne perfundim te procesit te lejohet furnizimi me energji elektrike per te mos bllokuar funksionimin e institucionit por kjo nuk eshte marre parasysh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›