Fryma e re e diplomacisë së kohërave tona
Irida Xheneti*
Situata ndërkombëtare aktuale ndryshon ndjeshëm nga situata e 20 viteve përpara. Mund të dalim madje në konkluzionin se asnjëherë më parë , bota nuk kishte ndryshuar kaq radikalisht sa dhjetëvjeçarët e fundit. Ndryshimet prekën pothuajse të gjitha proceset globale: përfundimi i Luftës së Ftohtë, shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe krijimi në territorin e tij të 15 shteteve të reja; shpërbërja e Jugosllavisë dhe lindja e shteteve të reja si dhe konflikteve të reja në Europë, të cilat morën dimensione botërore; shpërbërja e Çekosllovakisë etj…
Si rezultat i hapjes dhe eksplorimit të vendburimeve të reja të naftës e gazit dhe shfaqjen e shteteve të reja, të cilat dispononin burime energjetike, lindën probleme me sistemin e ri të çmimeve të këtyre burimeve… U ndërlikuan problemet e komunikimit, duke përfshirë edhe debatet mbi territoret detare… U aktivizuan grupet etnike, të cilat synonin pavarësinë shtetërore dhe vendosnin detyra të vështira të Politikës së Jashtme që nuk mund të zgjidheshin më nga metodat e Diplomacisë së Vjetër. Nisën të përvijoheshin probleme të reja të debatueshme ndërkombëtare, të lidhura me kontinentin më të populluar në botë, Azinë- (në të ardhmen Kina, e cila me popullsinë e saj prej gjysmë miliardë banorë do të kthehet në një superfuqi ekonomike dhe ushtarake). Rritet rreziku në Gjirin Persik, problemeve të vjetra iu shtuan dhe probleme të reja, veçanërisht në rajonin e Lindjes së Mesme. Si rrjedhim i procesit aktiv ekonomik të një sërë shteteve të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine lindën vështirësi të reja financiare. U shtrua çështja mbi pjesëmarrjen në zgjidhjen e këtyre problemeve të shteteve të zhvilluara industriale, të cilat dispononin burime financiare dhe organizatave ndërkombëtare financiare.
Historia e diplomacisë nuk ka njohur më parë një sasi të tillë problemesh globale dhe rajonale me përfshirjen e një numri të konsiderueshëm shtetesh në zgjidhjen e këtyre problemeve. Kësaj dukurie i shtohen edhe faktorë të tjerë, si p.sh. forcimi i ndjeshëm i ndikimit në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rrjedhimisht në diplomaci të burimeve mediatike, të cilat po kthehen në pushtetin e “katërt”, duke rezultuar ndoshta më i fuqishëm se pushteti legjislativ dhe ekzekutiv…
Në këtë kontekst, ndoshta lind domosdoshmëria e krijimit të mekanizmave të reja diplomatikë, të aftë për të garantuar mospërhapjen e mëtejshme të armëve bërthamore dhe aplikimin e saj si rezultat i politikës jo racionale të kryetarëve të këtyre shteteve. Si përfundim, trashëgimia e ndërlikuar e sistemit ndërkombëtar të së kaluarës konsiston në faktin se një sërë shtetesh, si rregull të krijuara sërish nga e para shprehin pretendime serioze territoriale ndaj njëri-tjetrit. Kjo i përket edhe jugut të Europës dhe mbi të gjitha Afrikës, e përfshirë plotësisht nga pretendimet territoriale. Domethënës është në këtë kontekst opinioni i diplomatit të njohur amerikan, Henri Kissinger, sipas të cilit “detyra e diplomacisë amerikane dhe asaj botërore në dhjetëvjeçarin e ardhshëm do të ndryshojë ndjeshëm nga gjithçka me të cilën diplomacia është përballur deri tani”…
Do të ekzistojë ende Diplomacia?!...
Vitet e fundit është kthyer në tendencë ideja e zbehjes së rolit të diplomacisë profesionale në realizimin e Politikës së Jashtme. Sipas mendimit të një sërë politikanëve, problemet më delikate ndërkombëtare, situatat kritike nuk zgjidhen nga diplomatët tashmë, por nga politikanët, kryetarët e shteteve, kryeministrat; rrjedhimisht hallkat ndërmjetësuese si ambasadat, diplomatët po humbin peshën e tyre. Për këtë ekziston një përgjigje e thjeshtë. Pa dyshim që roli i takimeve të rangjeve të larta në zgjidhjen e çështjeve delikate diplomatike është rritur, por çdo takim i tillë që të kalojë suksesshëm duhet të përgatitet me kujdes në aspektin diplomatik. Edhe vetë politikanët, liderët e shteteve shoqërohen nga një sërë diplomatësh dhe ekspertë të politikës së jashtme, të cilët përpilojnë vendimet përfundimtare të këtyre takimeve. Politika e jashtme e qeverisë mund të realizohet suksesshëm vetëm nëse bazohet te diplomatët profesionistë, që kuptojnë rëndësinë e “mendjes”, “përmabjtjes”, “durimit” dhe “taktit”… Të bazuar në një analizë të thjeshtë, do të kuptonim se roli i diplomacisë dhjetëvjeçarin e fundit është rritur ndjeshëm, sepse çështjet e politikës së jashtme ndodhen gjithnjë e më shumë nën presionin e mediave, e rrjedhimisht në vëmendjen e masës së thjeshtë të popullit.
Duhet pranuar se vetëm ndërhyrja e diplomacisë mund të ndihmojë në përvijimin e një politike të drejtë. Ish-sekretarja e shtetit, Medline Olbright është shprehur se, “Duhen përgatitur diplomatë meshkuj dhe femra për të punuar me botën, por jo me atë që kjo botë ka qenë dhe është, por me botën e të ardhmes”…
Reforma e Diplomacisë…
Një sërë shtetesh filluan në mënyra të ndryshme, në nivele të ndryshme të reformojnë diplomacinë e tyre. P.sh. pas emërimit në vitin 1993 të A.Jupe në statusin e ministrit të Jashtëm të Francës, nisën reformat thelbësore në këtë diplomaci. Franca nis të synojë një rol të pavarur në arenën ndërkombëtare. Nis të pozicionohet qartë kundër imponimit të vendimeve nga jashtë. Prioriteti i diplomacisë franceze kthehet Europa e bashkuar. Siguria atlantike kthehet në një ndër bazat e sigurisë franceze. Forcohet karakteri ideologjik i politikës së jashtme franceze. Pranohet se diplomacia duhet të bazohet në ide të përcaktuara qartë, sepse një politikë e jashtme pa principe do të thotë një politikë e dobët… Politika e jashtme dhe diplomacia franceze përftojnë një mision të ri, atë të mbrojtjes së idesë së barazisë, drejtësisë, paqes. Po të analizojmë diplomacinë franceze edhe në vijueshmëri, do të kuptojmë se tendencat e lartpërmendura janë arritur.
Një diplomaci tjetër që vlen të përmendet është diplomacia britanike. Britania e Madhe është cilësuar gjithmonë si vendi i traditave dhe deri diku konservative. Por këto karakteristika s’kanë aspak lidhje me stilin anglez të “Diplomacisë”. Duke nisur nga vitet ‘60. Anglia ka reformuar diplomacinë e saj disa herë, duke sjellë një sërë elementesh të rinj në artin diplomatik… P.sh. ishte pikërisht Anglia që aplikoi praktikën e nisjes së punës nga ambasadori i akredituar jo pas procedurave standarde të dorëzimit të letrave kredenciale, por menjëherë. Kjo i jep mundësinë ambasadorëve të nisin punën pa shumë vonesa, p.sh. pas 2 javëve apo 1 muaji, në pritje derisa mbretëresha të gjejë kohën. Anglezët sollën risinë interesante të krijimit të përfaqësive, ambasadave të përbashkëta (si p.sh. eksperienca e përfaqësisë anglo-gjermane).
Në dhjetëvjeçarët e kaluar, diplomacia amerikane ishte e përqendruar te lufta me Bashkimin Sovjetik, normalizimin e marrëdhënieve me Kinën, përfshirjen e vendeve të tjera në luftën me Vietnamin, mbështetjen e luftës së Izraelit kundër vendeve arabe, duke e lënë aspektin ekonomik paksa në hije… Ndërsa, aktualisht diplomacia amerikane i kushton më shumë vëmendje çështjeve të tregtisë se sa funksioneve të tjera diplomatike dhe kjo shqetëson edhe vendet konkurruese me të… Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe përfundimit të Luftës së Ftohtë, në SHBA u krijua stereotipi i lideres absolute botërore, i cili vitet e fundit duket se ka nisur të zbehet… Fuqizimi i qendrave të tjera botërore i japin diplomacisë një karakter multipolar…
Diplomacia e Bashkimit Sovjetik dhe aktualisht e Rusisë pa dyshim që ndryshon ndjeshëm në formë e ndoshta më pak në thelb e stil. Etapat përmes të cilave kaloi historia ruse ndikuan edhe në diplomacinë e këtij shteti. Nga një diplomaci autoritare-pjesë e sistemit bipolar, e fuqishme në periudhën e Bashkimit Sovjetik te një diplomaci e pasigurt pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, e aktualisht te një diplomaci e pozicionuar qartë, tashmë jo më ideologjike, por pragmatike… Konstatohet se diplomacia aktuale e Rusisë është e përqendruar te mbrojtja e interesave kombëtare me çdo kusht dhe karakterizohet nga një pozicionim konsekuent e gjithnjë e më pak i gatshëm për kompromis…
Diplomacia e së tashmes pa dyshim që ka pësuar ndryshime të mëdha, duke iu përshtatur gjithmonë etapave të zhvillimit global… Ndryshime sa pozitive aq dhe negative… Nga një diplomaci në varësi të mentalitetit të “Luftës së Ftohtë”, vasale të ideologjisë drejt një diplomacie nën ndikimin e “interesave konkrete”, nën ndikimin e dimensioneve të reja të pushtetshme siç është “Energjetika”… Drejt një diplomacie ndoshta larg “imazhit klasik” të saj, larg trajtave autentike, sipas së cilave jemi mësuar ta konceptojmë, por gjithmonë ekzistente, prezente e të domosdoshme…
* Master në sferën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë