E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emërohet zv/ministri i ri i Financave

 

Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit, Nezir Haldeda do të jetë zv/ministri i ri i Financave. Një javë pas emërimit në këtë post të zv/ministrit Alfred Rushaj, Qeveria kompleton postet dytësore në këtë dikaster. Sipas relacionit të vendimit Haldeda ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë Agrare, dega Financë në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe ka kryer një sërë kualifikimesh pasuniversitare si master në shkencën e financave, në “Walsh College” i Kontabilitetit dhe Administrimit të Biznesit Troy, Michigan në SHBA. “Zotërimi i kapaciteteve intelektuale dhe administrative, besoj që përbëjnë garancitë e duhura për përmbushjen me sukses të detyrës që i ngarkohet”, thuhet më tej në relacion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›