E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Të punohet më shumë për njohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha, u kërkon autoriteteve qeverisëse të Kosovës që të punojnë më shumë për procesin e njohjes së Kosovës. Kjo sipas Bashës edhe pse punët po ecin shumë mirë. Në gjykimin e kryediplomatit shqiptar "krahasuar me proceset e njohjes së vendeve të ish-shteteve jugosllave, kjo ecuri për Kosovën është shumë e admirueshme. Por ministri ynë i jashtëm këmbëngul se duhet të punohet akoma më shumë që të rritet numri i vendeve që njohin Kosovën si shtet. Ministri Basha u shpreh dje se këto përpjekje duhet të bëjnë që Kosovës t’i çelen të gjitha dyert e organizatave shumëkatëshe si e Këshillit të Evropës, Kombeve të Bashkuara. Por sipas z.Basha, po kaq e rëndësishme është që fokusi të vendoset edhe tek reformat e brendshme për të realizuar aspiratat e Kosovës për integrim euroatlantik. Basha nuk la pa përmendur dje edhe rëndësinë e reformave në vend për të realizuar aspiratat e Kosovës për integrimin evropian dhe euroatlantik. Këto komente shefi i diplomacisë shqiptare i bëri në një intervistë për të përditshmen "Bota Sot".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›