Poshtë tezgave te tregu indutrial,gjendet i vrarë Arben Llapashtica

18/05/2005 Policia mohon dhe shprehet se është vetëvrasje nga depresioni
FIER – Gjendet i vrarë, në rrethana misterioze, Arben Llapashtica. Dje, në orët e para të mëngjesit, rreth orës 06.00, në lagjen “1 Maji”, te tregu industrial i qytetit të Fierit, nga tregtarët fierakë është gjetur trupi i pajetë i shtetasit Arben Llapashtica, 33 vjeç, lindur dhe banues në këtë lagje.
Vrasja
Kanë qenë disa tregtarë, të cilët, ndërsa ishin bërë gati të fillonin punën e tyre të përditshme, kanë parë trupin e pajetë të viktimës, poshtë tezgave të tyre. Menjëherë ata kanë njoftuar
Policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje.
Uniformat blu në vendngjarje kanë marrë kufomën dhe e kanë shoqëruar në morg, në një kohë që kanë gjetur në vendngjar një pistoletë si dhe një gëzhojë.
Burime jozyrtare të policisë lokale të Fierit, bëjnë të ditur se Arben Llapashtica mund të jetë vrarë, nga persona, me të cilët mund të kishte mpleksje interesash. Këtë pohim, burimet e argumentojnë me të kaluarën e viktimës, i cili njihej si “prototip”.
Policia
Burime zyrtare të Drjetorisë së Policisë së Qarkut të Fierit, kanë mohuar që Llapashtica të jetë vrarë. Sipas policisë, ai është vetëvrarë.
Ekspertët e kriminalistikës, pas hetimit paraprak, bënë të ditur se 33-vjeçari Llapashtica kishte humbur jetën pas një goditjeje të vetme me pistoletë në tëmth.
Po sipas tyre, kemi të bëjmë me një vetëvrasje në rrethana ende të mistershme.
Njoftimi zyrtar i policisë shumë shkurt ka bërë të ditur se kjo është një vetëvrasje e pastër dhe mund të jetë shkaktuar në kushtet e depresionit, pasi ditët e fundit viktima kishte shfaqur shenja të sëmundjes nervore.
Biografia
Fëmijëria në shkollë riedukimi,
jeta më pas mes veprave penale
FIER - Arbeni ishte fëmija më i vogël në familjen Llapashtica, midis dy djemve dhe një motre. Ai ishte i pamartuar dhe me arsim 8-vjeçar, të cilin e ka kryer në një shkollë riedukimi, në burgun e Rrogozhinës.
Për policinë e Fierit, Arben Llapashtica ka qenë një person i rrezikshëm, njohur në Fier si konsumues i shumë veprave të rënda penale, midis të cilave asaj të vrasjes, përdhunimit të femrave, trafikimit të lëndëve narkotike, grabitjes etj.
Në vitet 1996, Llapashtica është lakuar si grabitës i shtetasve të ndryshëm dhe automjeteve.
Të tjera burime të policisë bëjnë të ditur se, gjatë vitit 1998, ai u dënua nga drejtësia fierake për një vepër penale, por u la i lirë sërish.
Më vonë, midis viteve 2001 dhe 2002, Llapashtica së bashku me shtetas të tjerë, ka qenë bashkautorë i përdhunimit të një shtetase nga Fieri, infermiere, e cila si rezultat i presioneve dhe kërcënimeve për jetën ka hequr dorë nga kallëzimi mbi përdhunimin e saj.
Ndërsa vitet e fundit, viktima është konsideruar mjaft i qetë dhe pa probleme, të paktën për rrethin shoqëror e familajr, ku ai banonte.