Posselt: Pas GJNDPE presion 5 vendeveqë s´njohin Kosovën
PRISHTINë- Raportuesi për Kosovën i fraksionit më të madh në Parlamentin Evropian EVP (Kristiandemokrat), Bernd Posselt, tha se ky grup parlamentar pas opinionit të GJND-së ka shtuar trysninë ndaj pesë vendeve që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë.
Posselt tha për Radio Kosovën se janë duke punuar intensivisht dhe janë në bisedime intensive që t’i bindin këto vende që ta njohin sa më shpejtë pavarësinë e Kosovës.
“Parlamenti Evropian me kërkesën time ekskluzive, me shumicë absolute u ka kërkuar këtyre pesë vendeve që ta njohin më në fund pavarësinë e Republikës së Kosovës... ç’është e vërteta ato nuk janë të detyruara juridikisht ta bëjnë këtë, sepse kjo është një vendim i lirë i çdo vendi, por veprimi i tyre po dëmton unitetin e Bashkimit Evropian, punën praktike të EULEX-i në Kosovë, për më tepër ky veprim po dëmton autoritetin e Bashkimit Evropian në botë”, tha ai.
Ndërsa duke u përgjigjur rreth sjelljes së Rusisë pas GJND-së, ai tha “Sa i përket pyetjes për Rusinë, më duhet të ju them se ajo po vazhdon politikën e luftës së ftohtë. Rusia dëshiron të shohë përçarje në Evropën Juglindore, dhe më duhet të them se politika ruse ndaj Kosovës është politikë e shekullit 19, e cila nuk ka vend në shekullin 21”.
Posselt tha se Parlamenti Evropian në rezolutën, në formulimin e së cilës ka marr pjesë personalisht, ka përjashtuar çdo opsion të ndarjes së Kosovës.
Ai pohoi se Parlamenti Evropian përmes rezolutës për Kosovën e ka thënë qartë se nuk do të ketë më kurrfarë bisedimesh për statusin e Kosovës. Sipas tij, ajo që Prishtina dhe Beogradi mund të bëjnë janë bisedime për çështjen e zgjidhjes së problemeve që kanë të bëjnë me çështje praktike.
Në intervistën për Radio Kosovën ai tha se këto bisedime duhet të zhvillohen në nivel të barabartë midis dy shteteve, sepse pavarësia e Kosovës e shpallur para dy vitesh e gjysmë është tani një realitet i kryer.
“Ka një plan të Ahtisaarit, i cili tashmë është bërë pjesë e Kushtetutës së Kosovës. Në sytë e mi kjo Kushtetutë është ndër kushtetutat më të mira jo vetëm në Evropë por edhe në botë sa i takon të drejtave që ofron për pakicat. E tëra që duhet bërë është zbatimi në praktikë i këtyre të drejtave, mirëpo minoriteti serb duhet të jetë kooperues me institucionet e Kosovës për t’i shfrytëzuar këto të drejta. Më gëzon fakti që çdo ditë e më tepër minoriteti serb po kupton nevojën për të njohur realitetin e ri në Kosovë dhe për tu bërë pjesë e institucioneve të Kosovës”, theksoi Posselt. Ai tha se është shumë keq që një shtet si Serbia të instrumentalizojë për interesa të veta, minoritetin serb në shtetin fqinj, kjo vetëm sa dëmton bashkësinë serbe në Kosovë dhe nuk e ndihmon atë.
(m.a/t.g/BalkanWeb)