E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, arrestohetnjë 34-vjecar, në2003 vrau një grua

SHKODëR- Një aksion i organozuar sot nga policia e Shkodrës me forcat e ndërhyrjes së shpejtë ka bërë të mundur arrestimin e 34 vjecarit Lek Thani, nga fshati Plan i komunës Pult. Thani akuzohet për vrasjen për motive të dobëta të shtetases 30 vjecare Dila Kuvendi. Ngjarje kjo e ndodhur në maj të vitit 2003 në lagjen “Partizani”, të qytetit Shkodër.

Gjithashtu nga hetimet e kryera nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, rezulton se ky shtetas është autori i kultivimit të disa parcelave me bimë narkotike “canabis sattiva”, në fshatin “Plan” të komunës Pult, bimë këto të asgjesuara ditët e fundit nga blutë e Shkodrës për asgjesimin e të cilave autori ka kërcënuar edhe forcat e policisë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›