Posta Shqiptare hyn ne tregun e bonove te thesarit
Ne perpjekje per te hyre ne tregun e sherbimeve financiare, Posta Shqiptare ofron blerjen e bonove te thesarit nepermjet sporteleve te saj. Keshtu sipas burimeve zyrtare nga Posta, individet mund te marrin pjese ne blerjen e bonove te thesarit me paraqitjen e tyre ne sportelet e Postes Shqiptare sh.a. Individet duhet te paraqiten me dokument identifikues si leter njoftim, pasaporte, certifikate personale me fotografi, per te kryer veprimet qe lidhen me bonot e thesarit. Bonot e thesarit ofrojne me shume mundesi fitimi ne krahasim me investimin ne depozita bankare. Bonot e thesarit emetohen dhe garantohen nga qeveria e Republikes se Shqiperise. Ato shiten nepermjet ankandeve te organizuara nga Banka e Shqiperise. Bonot e thesarit emetohen ne monedhe kombetare (lek) dhe kane afate maturimi 3,6 dhe 12 mujore. Me afat maturimi kuptojme diferencen ne kohe midis dates se investimit dhe afatit te kthimit te investimit. Per bonot e thesarit me afat 3 mujor ankandet organizohen cdo jave diten e marte. Veprimet per pjesemarrje te individeve ne blerjen e bonove te thesarit, kryhen gjate cdo dite-pune. Shuma minimale per te marre pjese ne blerjen e bonove te thesarit per momentin eshte 300 000 leke dhe rritet me shumefisha me 10 000 leke, me tendence rritje.