E Shtunë, 31 Tetor 2026

ZMK: Prokuroria te veproje ndaj vjedhjeve te OSSH-se

Prokuroria duhet te veproje per vjedhjet qe kompania e shperndarjes se energjise (OSSH) ka bere ndaj konsumatoreve. Apelin e ka leshuar dje, Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve (ZMK) e cila para pak kohesh ka dorezuar nje kallezim penal ne prokurori ndaj OSSH-se. Ankesat e shumta nga klientet kane mberritur tashme edhe ne kete zyre, nderkohe qe drejtori i ZMK, Altin Goxhaj shprehet se menyrat e abuzimit jane nga me te ndryshmet. Keshtu sipas tij, faturimi i energjise se konsumuar gjate dhjetorit te 2009, me tarifat e reja te janarit nuk eshte problemi i vetem qe kane qytetaret me OSSH-ne. Ne Zyren e Mbrojtjes se Konsumatorit keto dite kane mberritur mjaft ankesa nga ana e konsumatoreve, te cilet jane faturuar jo per 30 dite, por per 40 dite, cka rrit artificialisht pagesen mujore. Per drejtuesin e ZMK-se, kjo eshte nje tjeter vjedhje e hapur e OSSH-se karshi shqiptareve. Edhe Enti Rregullator i Energjise e konsideroi abuzive faturimin e kryer nga OSSH, e cila ka pranuar tashme vjedhjen si me ane te mbifaturimit, ashtu dhe te tarifimit me cmime me te larta duke bere me faj faturistet e saj. ZMK i kerkon ketij Enti te mos mjaftohet me konstatime dhe t'i drejtohet prokurorise per kete vjedhje, te kryer ne "kurriz" te konsumatoreve shqiptare. Nje muaj me pare ZMK depozitoi prane Prokurorise se Tiranes nje kallezim penal ndaj drejtuesve te OSSH, per vjedhje me ane te mashtrimit. Megjithate konsumatoret vazhdojne te perballen me fatura tejet te kripura te energjise.

Konstatimi
Drejtori i ZMK, Altin Goxhaj shprehet se menyrat e abuzimit jane nga me te ndryshmet. Keshtu sipas tij, faturimi i energjise se konsumuar gjate dhjetorit te 2009 me tarifat e reja te janarit, nuk eshte problemi i vetem qe kane qytetaret me OSSH-ne.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›