E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i seancave disa nga gjyqtaret refuzojne

Jo të gjithë gjyqtarët janë të hapur për rregjistrimin e seancave gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të rënda, me qëllim për një transparencë më të plotë. Kërkesës së kryetares së kësaj gjykate, Etleva Deda, nuk i janë përgjigjur pozitivisht e gjitha trupa e gjyqtarëve, pasi janë ata që vendosin brenda sallës gjyqësore në proceset që drejtojnë.

“Nuk është kryetarja e gjykatës, por është trupi gjyqësor që gjykon një çështje të vendosë se si duhet ta mbajë procesverbalin. I di ai rrethanat, kushtet që të vendosë në lidhje me mbajtjen e procesverbalit. Unë thjesht i vë në dijeni ata gjyqtarë, kam detyrimin t’i njoftoj që ekziston edhe kjo mënyrë. I përket trupës gjyqësore të vendosë nëse duhet të aplikojë apo jo regjistrimin audio. Ka patur reagime nga më të ndryshmet, por në përgjithësi është pritur mirë”-thotë Deda.

Gjykata e shkallës së parë për krime të rënda në Tiranë është një ndër 10 gjykatat pilot në vend, të përzgjedhura nga USAID për aplikimin e rregjistrimit të porceseve gjyqësore audio. I vetmi gjyq që është rregjistruar dhe ka rezultuar një histori suksesi, sipas Etleva Dedës është procesi ndaj të quajturës “Banda e Durrësit”.

Ky proces është rregjistruar në audio, por edhe me procedurën e zakonshme të mbajtjes së procesverbaleve të seancave gjyqësore. Aktualsiht rregjistrimi audio në gjykatën e krimeve të rënda është mundësuar vetëm në sallën nr 1 të gjykimit. Pritet që shumë shpejt sistemi të instalohet edhe në 3 salla të tjera.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›