E Diel, 1 Nëntor 2026

Posta, strategjia në ditën botërore

 

Sot në ditën botërore të këtij institucioni, Posta Shqiptare prezantohet me Dokumentin e Zhvillimit. Ai paraqet një strategji të qartë, kjo për periudhën 2008-2011. Në ambientet e Muzeut Historik kombëtar do të bëhet me një panel të ftuarish prezantimi i gjithë kësaj nisme. Implementimi i strategjisë drejt kalimit në Postëbankë ka lindur si nevojë e plotësimit të shërbimeve për klientët me produkte bankare. Shërbimet e reja që ofron dhe do të ofrojë posta shqiptare janë gjithmonë si kërkesë e përmbushjes së nevojave të klientit dhe reduktimin e kostos së kompanisë nëpërmjet përmbushjes së kapaciteteve të lira. E gjithë kjo panoramë e zippuar është pjesë integruese e marrëdhënies së hapur me këdo që dëshiron të shkruajë dhe komunikojë me Postën Shqiptare. Qytetari do jetë në kontakt të përhershëm dhe të ngushtë me shërbimet e Postës Shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›