E Shtunë, 31 Tetor 2026

Posterat ; Berisha, postera me sukseset e qeverisë



Pas 4 viteve të suksesshme, ku qytetarët në mbarë vendin kanë ndjerë efektet e tyre, lideri demokrat, Sali Berisha, ka zgjedhur një mënyrë tërësisht të veçantë për publicitetin e fushatën elektorale. Jo portrete statike politikanësh apo kandidatësh, por vetëm arritjet e qeverisë dhe premtimet për mandatin 2009-2013. Këtë herë, nga selia e PD-së, posterat dalin ndryshe dhe shpërndahen në të gjitha skajet e Shqipërisë. Çdo mëngjes, nga selia trekatëshe e PD-së i udhëheq “Shqipëria po ndryshon”, nga ku nisen stafet elektorale me materialet e fushatës zgjedhore

Një qeveri pa makiazh. Krejtësisht e natyrshme. Një qeverisje e djathtë që ka mundur të trokasë këto 4 vjet tek shtëpitë e shqiptarëve vetëm e vetëm, që rrugën për tek ta, mos ta bllokojë asgjë. Ndaj zgjedhjet që vijnë më 28 qershor, janë më shumë për veten e tyre, për të vazhduar rrugën e sigurt drejt BE-së. Pse jo dhe si shpërblim për besimin që kombet e vendeve mike, qeveritë dhe parlamentet e tyre dëshmuan duke firmosur për Shqipërinë në NATO. Pas 4 viteve të suksesshme, ku qytetarët në mbarë vendin kanë ndjerë direkt efektet e tyre, lideri demokrat, Sali Berisha, ka zgjedhur një mënyrë tërësisht të veçantë për publicitetin e fushatës elektorale. Jo portrete statikë politikanësh apo kandidatësh, por vetëm arritjet e qeverisë, sukseset e mandatit që po lëmë pas dhe premtimet e reja për mandatin 2009-2013. Këtë herë nga selia e PD-së, posterat dalin ndryshe dhe shpërndahen në të gjitha skajet e Shqipërisë. Çdo mëngjes, nga selia trekatëshe e PD-së, i udhëheq “Shqipëria po ndryshon”, nga ku nisen stafet elektorale me materialet e fushatës zgjedhore. Posterat e shumta kanë në qendër integrimin evropian, lëvizjen e lirë të shqiptarëve drejt zonës “Shengen”, dhe pa lënë asnjë çast pas dore premtimet për mandatin e ri që pritet të nisë më 28 qershor dhe të përfundojë në vitin 2013. Lideri i PD-së ende nuk ka vendosur nëse do të ketë një portret të vetin, një poster që do t’u prijë gjithë posterave të arritjeve të qeverisë. Në PD, një gjë të tillë nuk e thonë me siguri, pasi aktualisht ky poster mungon. Aktualisht Berisha “udhëhiqet” nga “Shqipëria po ndryshon”. Dhe krejt ndryshe nga zgjedhjet e kaluara parlamentare të 3 korrikut, ku shqiptarëve, z. Berisha iu paraqit me një poster të veçantë të fiksuar në celuloid nga fotografi i njohur shqiptaro-amerikan, Fadil Berisha. Ky poster fill pas fitores së zgjedhjeve të 2005-s u vendos në web-in e Këshillit të Ministrave, një foto që kishte sinjalizuar që në shkrepje suksesin e një fitoreje 4-vjeçare. Megjithatë, një portet i tij është menduar gjatë dy javëve të fundit të fushatës, por që ai nuk do të jetë përparësia kryesore, pasi votat e shqiptarëve për mandatin e ri, kanë në themel arritjet e qeverisë së mazhorancës së djathtë. Z. Berisha sheh si më të rëndësishme sukseset e qeverisë së tij përgjatë këtij mandati dhe ato janë të shumta, por me një vëmendje të dukshme edhe projekti i ri i qeverisë që do të dalë nga 28 qershori 2009. Kryeministri dhe shtabi i përgjithshëm elektoral, tashmë kanë fiksuar tekstet e shkurtra të posterave. Ato shpërndahen për ditë anembanë Shqipërisë, deri dhe në komunat më të thella të vendit, për të çuar tek ata besimin, shpresën se vazhdimi i reformave të nisura do të thotë jetë më e mirë, do të thotë Shqipëri Evropiane. Sinjalet e para të një fitoreje janë dhënë, të demonstruara edhe në mitingjet e hapjes së fushatës elektorale në disa prej qarqeve kryesore të vendit, ku mijëra qytetarë shqiptarë kanë shprehur mbështetje për qeverisjen e djathtë, si një gur i sigurt për vijimësinë e saj edhe për gjatë 4 viteve që vijnë. Dhe duket se demokratët në mbarë Shqipërinë janë larg kësaj fitoreje vetëm edhe 20 ditë, për të shijuar lëvizjen e lirë në zonën “Shengen” dhe hyrjen në familjen evropiane.

Posterat e PD-së

-Shqipëria po ndryshon

-Shqipëria evropiane

-Brenda 2010 do të lëvizim pa viza në BE

-Krijuam 80.000 vende pune

- Premtimi ynë 160.000 vende të reja për 4 vitet që vijnë

-Ne investuam mbi 800 milionë euro

- Në 4 vitet që vijnë do të jenë mbi 8 miliardë euro

-Ju premtuam 24 orë drita dhe ujë. E mbajtëm premtimin

-Ju premtuan rrugë të asfaltuara, i shtruam në të gjithë Shqipërinë

- Ju premtuam 24 orë drita, e mbajtëm premtimin

- Rritje njëqind për qind të pagave dhe pensioneve.

- Qeveria do të rrisë numrin e studentëve në 160 mijë studentë etj.

Premtimet e PD-së për mandatin 2009-2013

1. Vitet 2009-2013 do të jenë vitet e Shqipërisë të ndryshuar, gati për t'u bërë anëtare e BE-së.

2. Shqipëria do të çelë negociatat për marrëveshjen e anëtarësimit, do të negociojë çdo nen dhe çdo kapitull të saj dhe do ta shndërrojë në realitet të prekshëm për çdo shqiptar.

3. Lëvizja e lirë brenda vitit të parë të mandatit të dytë qeverisës dhe Shqipëria në Evropë, në vitin 2013, Shqipëria do të jetë gati për verdiktin final të 27 vendeve anëtare të BE-së.

4. Shqipëria evropiane është zotimi dhe projekti i madh, vrapi ynë në ngjitje, i lodhshëm, lartësues, fisnik dhe shpresëdhënës.

5. Diplomacia shqiptare do të shndërrohet në diplomaci ekonomike.

6. Trajtimi i minoriteteve dhe përfaqësimin e tyre në institucione.

7. Respektimi i të drejtave dhe lirive njerëzore për komunitetin egjiptian dhe atë rom. Respektimi i komuniteteve fetare.

8. Shqipëria do të njohë një zhvillim të madh në mandatin e ardhshëm, duke lënë pas madje disa vende të Bashkimit Evropian.

9. Duart e pastra të Sali Berishës do ta çojnë Shqipërinë shumë përpara. Në mandatin e dytë, një qeveri edhe më e vogël se qeveria e dietës. Rripi i qeverisë dhe administratës do të shtrëngohet edhe katër shkallë të tjera. Unë do t’ju jap këtë mandat atë administrate që meritoni. Shoferët dhe veturat nuk do të rëndojnë më në supet tuaja. Duhet të dini se ato vërtetë mund të jenë shpenzime 40-50 milionë euro.

10. Thellim balancës së pushteteve, pavarësisë së institucioneve të pavarura. Reforma të thella në sistemin gjyqësor, shteti ligjor do të njohë një nivel të ri në Shqipërinë evropiane.

11. Standardet do të dominojnë mbi çdo gjë. Procedurat do të dixhitalizohen.

12. Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar.

13. Deri në 2010 asnjë qytetar me ndihmë ekonomike.

14. Për 4 vitet e ardhshme do të punësohen 160 mijë qytetarë.

15. Rritje njëqind për qind të pagave dhe pensioneve. Barazim të pensioneve të fshatit me ato të qytetit.

16. Lufta kundër korrupsionit nuk do të ketë të ndalur dhe se në qendër të punës së qeverisë do të jetë puna e ndershme dhe transparente ndaj publikut.

17. Do të hiqet korrupsioni në hipoteka, në shëndetësi dhe në të gjitha ato institucione që janë në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

18. Vazhdimin e reformave ekonomike, rritje të mëtejshme të saj dhe se Shqipëria do të mbetet vendi me barrën fiskale më të ulët në Evrope dhe gjithashtu edhe vend lider i investimeve të huaja.

19. Luftë kundër varfërisë, ku çdo qytetar të mos ndihet i përjashtuar.

20. Turizmi, një përparësi madhore e qeverisë. Ndryshim agjencisë së investimeve të huaja.

21. Zgjerim i akseve deri në komunat më të thella dhe lidhjet e reja me fqinjët e Shqipërisë, si Greqia, Mali i Zi, Maqedonia dhe pa diskutim me Kosovën, për të afruar distancat mes dy vendeve të një kombi.

22. Mbështetje projekteve të fermerëve për shtimin e prodhimit.

23. Shqipëria do të japë mijëra hektarë për të ndërtuar 400 hidrocentrale me koncesion, ku do të punësohen mijëra shqiptarë.

24. Do të përdoren të gjitha format e energjisë për ta shndërruar Shqipërinë në një superfuqi energjetike në rajon.

25. Qeveria do të bëjë ç’është e mundur deri në zgjidhjen finale të çështjes së pronave.

26. Qeveria do të heqë taksat për 5 vjet për familjet e varfra.

27. Do të ndërtohen akse të shkurta për të dalë në rrugë kombëtare.

28. Katër vitet e ardhshme do të ketë lidhje të re tërësisht të re rrugore me fqinjët, Greqinë, Maqedoninë dhe Kosovën, Malin e Zi.

29. Shqipëria, një vend plot ujëra, do të ketë 24 orë ujë në çdo shtëpi dhe po ashtu edhe drita.

30. Çdo ish-i përndjekur politik do të dëmshpërblehet për vitet e burgut etj.

31. Qeveria do të 5-fishojë grantin për fermerët përveç projektit të ullirit, i cili është më i madhi i ndërmarrë në bujqësi ndonjëherë. Qeveria do të garantojë vaditjen dhe kullimin, por do të kalohet në një etapë të dytë, atë subvencionit të inputeve edhe i naftës.

32. Qeveria do të bëjë të mundur përcaktimin e kuadrit të ri ligjor për të mbështetur gratë që për një arsye apo për një tjetër kanë mbetur kryefamiljare si dhe për t’i mbrojtur ato nga dhuna.

33. Qeveria ka programuar dhe kredi të buta për gratë biznesmene përgjatë mandatit të ri katërvjeçar.

34. Do të fillojë ndërtimi i 104 hidrocentrale, brenda një viti dhe në to do të punësohen 60 mijë shqiptarë. Janë finalizuar dhe janë në finalizim 60 kontrata, për një total prej 104 hidrocentrale, me një kapacitet prodhues të marra së bashku 1 mijë megavat, me një investim tërësor prej 2.2 miliard euro.

35. Qeveria do të rrisë numrin e studentëve në 160 mijë studentë. Gjithashtu punësimi i të rinjve është një tjetër prioritet i qeverisë, duke bërë të mundur derisa dhe një i ri i vetëm, të ketë nevojë për punë në Shqipëri.

36. Taksa e tabelës për biznesin do të përcaktohet me ligj dhe do të jetë vetëm 1 euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›