Bode diskuton me Misionin e FMN-së për buxhetin 2009
Ministri i Financave, z. Ridvan Bode, dhe stafi i drejtuesve të ministrisë patën dje takimin e parë për buxhetin 2009 me Misionin e FMN-së të kryesuar nga shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërisë z. Gerwin Bell. Ministri i prezantoi Misionit pikat kryesore të buxhetit 2009, duke siguruar se shumë shpejt projekti do të jetë gati për miratim në Kuvend. Misioni i FMN-së do të qëndrojë për një javë në Tiranë, ku do të ketë takime me stafin teknik të Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë për detajet e buxhetit 2009 dhe hartimin e tij sipas marrëveshjes që ekziston mes Fondit dhe qeverisë shqiptare.