“Trebicka bëri aksident”, policia e Korçës ngre akuzë penale
Kosta Trebicka ka qenë vetë shkaktari i aksidentit që i mori jetën. Ky është konkluzioni që ka nxjerrë në përfundim të hetimeve Drejtoria Rajonale e Policisë së Korçës. Burime nga policia e Korçës bënë me dije dje se ngjarja është klasifikuar aksidentale dhe për këtë është akuzuar vetë viktima si fajtor i drejtpërdrejtë i aksidentit. Dosja e ka klasifikuar ngjarjen e ndodhur në Lekas si një aksident dhe për shkak të procedurës rutinë e akuzon të ndjerin Kosta Trebicka për aksident me pasojë vdekjen për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas policisë rajonale, nga të gjitha hetimet e kryera, matjet e bëra, provat e marra dhe dëshmitë e mbledhura, krijohet dyshimi i bazuar se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale ku viktima është përballur me terren të vështirë gjatë përdorimit të rrugës dhe ka pësuar vdekje për shkak të humbjes së vëmendjes gjatë drejtimit të automjetit. Njëkohësisht, pas arritjes në këtë konkluzion, Drejtoria Rajonale e Policisë së Korçës ia ka kaluar materialet për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Përgjithshme. Pas kësaj, do të jetë kjo e fundit ajo që do të japë një version përfundimtar lidhur me vdekjen e biznesmenit dhe dëshmitarit kryesor të trafikut të municioneve. Në këto kushte, sipas procedurës rutinë në të tilla raste, dosja hetimore i ka kaluar për ndjekje të mëtejshme të hetimeve, Prokurorisë së Përgjithshme për veprën penale të parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal, “mosrespektim i rregullave të qarkullimit rrugor”. Kosta Trebicka humbi jetën gjashtë ditë më parë në vendin e quajtur Lugina e Gjergjevicës në Voskopojë të Korçës. Vdekja e tij është akoma e paqartë, sepse ende ka shumë pikëpyetje lidhur me shkaqet që çuan Trebickën drejt vdekjes.
Ekspertiza e Makinës
Sipas të dhënave të deritanishme, ekspertiza e makinës së të ndjerit Trebicka akoma nuk është bërë. Shkak i kësaj vonese është mbërritja e një grupi ekspertësh të huaj, të cilët mendohen të jenë të FBI-së. Burime nga prokuroria bënë me dije se ardhja e ekspertëve të huaj bëhet për arsyen se ngjarja është shume delikate dhe kërkon detaje që nuk mund t’i ofrojnë vetëm ekspertët vendas. Makina, me të cilën u aksidentua biznesmeni shqiptaro-amerikan, gjendet në mjediset e komisariatit të Korçës në pritje ekspertëve të huaj.
“Përplasja” prokurori-polici
Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar ditën e djeshme se nuk ka asnjë lloj pengese midis saj dhe policisë. Sipas burimeve, thuhet se prokuroria nuk ka shfaqur asnjë lloj pengese lidhur me zbardhjen e ngjarjes së 12 shtatorit në Voskopojë të Korçës. Megjithëkëtë organi qendror i akuzës shprehet se ka një marrëdhënie shumë të mirë me organet e policisë. Organi i akuzës rikonfirmoi se grupi i hetimit po punon për zbardhjen e vdekjes së Kosta Trebickës dhe në fund të do të bëjë publike konkluzionet.