Postkriza, Fullani këshilla për qytetarët dhe bizneset
23/11/2009 Guvernatori: Familjet kujdes me konsumin. Bizneset të studiojnë tregun para se të investojnë
Efektet që kriza globale la pas kanë qenë objekt i analizës së Bankës së Shqipërisë, e cila ka nxjerrë pikat e forta dhe të dobëta të ekonomisë. Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani i ka përcjellë ato në një takim me komunitetin e biznesit, ku u ndal në disa këshilla për konsumatorët dhe në disa operientime për investimet e bizneseve. Sipas tij, politika e matur monetare e Bankës së Shqipërisë ka ndihmuar në qetësimin e tensioneve në tregun financiar, por ulja e fundit e normës bazë të interesit ende nuk është përkthyer në kreditim më të madh të sektorit privat.
Apeli
Fullani u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes me konsumin dhe kursimet, ndërsa sa i takon kredive ai theksoi se monedha vendase është më e përshtatshmja për të shmangur rrezikun nga luhatja e kursit të këmbimit. “Banka e Shqipërisë fton të gjithë agjentët ekonomikë të jenë më largpamës dhe realistë në planet e tyre të konsumit dhe të kursimit. Kjo ftesë nuk nënkupton tkurrjen e konsumit dhe as ndryshimin e preferencave për të, por thjesht vendosjen e tij në kontekstin e planeve afatgjata që barazojnë të ardhurat me shpenzimet në nivel familjar. Përtej dimensionit kohor, siç jemi përpjekur vazhdimisht të tërheqim vëmendjen, kredimarrësit duhet të jenë të kujdesshëm edhe në monedhën e marrjes së kredisë. Në një këndvështrim më pragmatist, kjo këshillë mund të reduktohet në një thirrje për një konsultë më të ngushtë me sistemin bankar dhe agjentët e specializuar të tregut financiar”,- tha Fullani. Sipas tij, mbrojtja më e mirë për ta është përputhja e monedhës në të cilën merret kredia me monedhën ku kanë të ardhurat.
Këshillat për biznesin
Përfaqësuesit e biznesit kanë marrë gjithashtu disa këshilla nga Guvernatori, parë situatën mjaft delikate në të cilën ndodhet ekonomia e vendit. “Banka e Shqipërisë mbetet ende në pozita kujdesi sepse rreziqet financiare mbi ekonominë nuk janë tejkaluar plotësisht. Sistemi bankar ka ende mungesa likuiditeti ndërsa ekonomia botërore mbetet e dobët. Për këtë arsye, zhvillimi i ardhshëm ekonomik do të varet si nga puna jonë e përbashkët, ashtu edhe nga ecuria e tregjeve ekonomike dhe financiare botërore”, - tha Fullani. Sipas tij, para se të kryejnë një investim, biznesmenët duhet të bëjnë një studim të tregut. “Rritni horizontin kohor të vendimmarrjes dhe të investimeve tuaja dhe mbështetini ato në analiza e plan-biznese të detajuara. Ajo që dua të theksoj është se ky mesazh duhet të perceptohet më me urgjencë nga ana juaj, pasi ju dispononi resurset e nevojshme financiare dhe njerëzore për të qenë më të kujdesshëm në huamarrje dhe në investime. Ka ardhur koha që bizneset shqiptare të shmangin sjelljen në grup, ku një ide biznesi ndiqet në mënyrë pothuajse automatike nga biznese të tjerë, pa studiuar madhësinë e tregut, avantazhet konkurruese, shkallën e ekspertizës, apo eficiencën financiare të përdorimit të fondeve, sipas të gjitha hallkave në të cilat duhet të kalojë një vendimmarrje e kujdesshme”, - u shpreh Guvernatori.
Sektorët kyç
Zhvillimi i vendit ka nevojë për modifikime, pasi janë favorizuar vetëm disa sektorë të ekonomisë dhe ndërkaq eksportet mbeten në nivele të ulëta. “Zhvillimi ekonomik i vendit është karakterizuar nga një model rritjeje e investimi, i cili ka favorizuar bizneset e shërbimit dhe të ndërtimit, përkundrejt industrive eksportuese apo konkurruese me importet. Zhvillimi i ekonomisë nuk mund të jetë i qëndrueshëm në qoftë se alokimi i fondeve nuk realizohet duke ndjekur produktivitetin dhe parimin e eficiencës sektoriale. Keqpërdorimi i fondeve financiare dëmton agjentët dhe të gjithë ekonominë, duke lënë pasoja afatgjata në bilancet dhe borxhet e kompanive, në tregun e punës dhe në shpërndarjen e kapitalit dhe teknologjisë midis sektorëve në ekonomi”, - tha Guvernatori. Sipas tij, Banka e Shqipërisë e shikon të ardhmen e vendit me optimizëm të kujdesshëm. “Them me optimizëm sepse me gjithë goditjen e madhe që pësuam, stabiliteti makroekonomik dhe financiar i vendit nuk u prekën”, - nënvizoi Fullani. Ajo që është më domethënëse është rivendosja e besimit në sistemin bankar, e cila i hap rrugën rikuperimit të procesit të kreditimit dhe mbështetjes së ekonomisë me fonde.
Transparenca e bizneseve
Transparenca e bizneseve është një element që meriton vëmendje sipas Guvernatorit, pasi rritja e saj do të ndihmonte transaksionet tregtare dhe financiare midis bizneseve, duke rritur besimin dhe duke ulur rrezikun në to. “Përtej marrëdhënieve me sistemin bankar, problemi i transparencës është një pengesë serioze në krijimin dhe funksionimin e tregut të kapitaleve në Shqipëri. Biznesi duhet të ndërgjegjësohet se rritja e transparencës dhe e formalizimit janë në interesin e tij afatgjatë”, - tha Fullani.
Reformat në ekonomi
Reformat strukturore në ekonomi, sipas Guvernatorit, krijojnë një ambient të përshtatshëm për zhvillimin e sipërmarrjes private dhe rritin qëndrueshmërinë e ekonomisë ndaj goditjeve. Gjithashtu, një tjetër aspekt me rëndësi është se ato ndihmojnë në thithjen e investimeve të huaja direkte që janë mbështetësi më i mirë i zhvillimit të vendit në periudhën afatmesme dhe afatgjatë”, - tha ai. Shqipëria mbetet pas vendeve të rajonit, duke tërhequr vetëm rreth 1 100 dollarë për frymë investime të huaja direkte gjatë 20 viteve tranzicion.