E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi: Pa votim të fshehtë, ska zgjedhje presidenti

Gramoz Ruçi

TIRANË- Kreu i grupit kuvendor të PS-së, Gramoz Ruçi ka akuzuar kreun e qeverisë dhe kryetaren e kuvendit për dhunim të hapur të rregullores dhe shkeljen e së drejtës së votës së fshehtë, duke e quajtur të paprecedentë votimin e së enjtes së shkuar për anëtarin e KLD-së.

Ajo që ndodhi nuk duhet lejuar me, është dhunuese, manipuluese, ne do ta ndalojmë atë. Nuk do të ketë rast të dytë kur ju mund të aplikoni, ne do tu ndalim, këtu dhe kudo ku do ketë zgjedhje. Votimi elektronik nuk është i fshehtë.  Ju zhbëtë parimet, Berisha i pari. Pushteti i tij ka vdekur demokratikisht, numerikisht, kur votat që ka nuk garantojnë pushtetin e për ti pasur dhunon secilin prej jush- tha Ruci, ne fjalen e tij para deputeteve ne seancen e sotme te Kuvendit.

Ai ka paralajmëruar se opozita është e hapur për zgjedhjen e një presidenti si përfaqësues i unitetit të popullit, si një nevojë jetike për të shpëtuar demokracinë nga rreziku i një pushteti njëpartiak.

Ju doni një president të partisë, votimi i së enjtes ishte dëshmia më e fortë se ju do dhunoni kushtetutën dhe vullnetin e lirë për të shpëtuar pushtetin tuaj, ne nuk u lejojmë. Vota e fshehtë do të rikthehet me cdo cmim, pa këtë nuk do të ketë zgjedhe të presidentit ky është kufiri ku do dalim e ku do na gjeni- tha Ruci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›