E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzimi i qeverisë do këllqe, kërkoni votëbesim

Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat, Astrit Patozi

TIRANË- E vetmja mënyrë për të rrëzuar një qeveri legjitime në sallën e kuvendit është votëbesimi, por për këtë duhet një opozitë me këllqe. Kështu është shprehur në fjalën e tij në Kuvend kryetari i grupit të PD-së, Astrit Patozi, duke reaguar pas fjalës së homologut socialist Gramoz Ruci.

Sipas tij fjala e Rucit është rasti unikal në botë kur opozita pa ia kërkuar komenton në sallë dështimin e vet të radhës.

Është e qartë që në rrafshin politik PS regjistroi një dështim më shumë ne betejat parlamentare dhe për këtë flet rezultati, por edhe në rrafshin etik PS seancën e shkuar i shtoi CV një tjetër etapë të shëmtuar që ishte përpjekja për të bllokuar me dhunë kuvendin. Për të rrëzuar një qeveri ka nevojë për këllqe që PS nuk i ka, përderisa nuk testoi mbështetjen me votë që ka në kuvend. Opozita duhet të dijë që jo gjithmonë mund ta rrëzojë qeverinë, ka votime të posaçme e ftoj opozitën të provojë mocionin e mosbesimit që një qeveri të rrëzohet në kuvend- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›