Mirditë, vrau babanë 17-vjeçarja sot në gjykatë
MIRDITE - Vajza 17-vjeçare nga Kaçinari i Mirditës, e cila vrau aksidentalisht me thikë babain e saj Gjergj Gjoka ka pësuar tronditje të rëndë psikologjike, ndërsa mbahet në dhomat e izolimit të policisë. Efektivëve blu u është dashur ta mbajnë nën kontroll të vazhdueshëm adoleshenten A. Gjoka, duke kërkuar mbikëqyrjen e saj nga psikologë dhe mjekë. Sot pritet të merret masa e sigurisë në gjykatë. 17-vjeçarja është marrë disa herë në pyetje nga ana e policisë, ndërsa ka këmbëngulur se vrasjen e ka kryer nga pakujdesia dhe në kushtet e vetëmbrojtjes. Sipas saj, i ati vazhdimisht keqtrajtonte atë, nënën, motrën dhe vëllain më të vegjël, pasi ai konsumonte përditë pije alkoolike. Po kështu, ekspertiza mjekoligjore ka vërtetuar së në trupin e nënës së adoleshentes janë gjetur gjurmë të shumta dhune, të cilat ia kishte lënë viktima. r.n