E Diel, 1 Nëntor 2026

Prag Krishtlindjesh, njihuni me 'shtëpinë italiane' të Babagjyshit

GOVONO- Krishtlindjet po vijnë dhe më të vegjlit janë tashmë të entuziasmuar, kur mendojnë letrën që do i dërgojnë Babagjyshit të Vitit të Ri.

Ata pyesin nëse plaku i mirë me mjekër të bardhë do tu'a plotësojë vallë dëshirat e tyre? Nëse është e vërtetë se ka mjekrën e gjatë dhe të bardhë dhe nëse elfët që e ndihmojnë janë simpatikë... dhe qindra pyetje të tilla, të përqëndruara vetëm në një temë... Krishtlindjet. Prindërit italinë tashmë e kanë një zgjidhje pë fëmijët e tyre kureshtarë. I dërgojnë ato në 'shtëpinë e Babagjyshit në Itali'.

Ky vend magjik ndodhet në Govono. Aty fëmijët i pret një atmosferë magjike dhe festive e mbushur plot supriza. 'Shtëpia e Babagjyshit në Itali', ndodhet në kodrat piemonteze të Roero-s, aty fshihet një vend mahnitës. Govono është një vend i përshtatshëm për festat e fundvitit, ndërkohë që shndërrohet në një vend ‘magjik’ për Krishtlindje. Govono ashtu si cdo vit , nga data 3 dhjetor deri në 6 janar të vitit 2012 ndizet nga mijra drita shumëngjyrëshe, ndërkohë mikpritësit janë qindra elfë dhe personazhe vizatimorë  aq të dashur për fëmijët, por edhe të rriturit.

Kjo është 'shtëpia e Babagjyshit të Vitit të Ri në Itali', aty ku bota magjike e Krishtilndjeve të rrëmben dhe muzika festive bashkë me një spektakël fishekzjarresh ndez atmosferën e Krishtlindjeve në shpirtin e gjithsescilit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›