Quku: Vendi i Mjedës? Shkrimtarët e 'oborrit' nuk i pranojnë mentalitetet e reja
TIRANE- Viti 2011 përkon me 145-vjetor in e lindjes së Ndre Mjedës. Aktivitetet për të kanë nuk kanë munguar, por kanë qenë më së shumti nisma të njerëzve që merren me veprat e tij, se sa shtetërore. Studiuesi i Mjedës, Mentor Quku, në një intervistë për “Gazetën” flet për aktivitetet e bëra, por edhe për mungesat e shumta. Ndonëse drejtues të institucioneve shtetërore kanë marrë pjesë në përkujtimoret për klerikun poet, nuk para kanë premtuar ndonjë ndihmë për gjetjen e eshtrave të tija, zhdukur pa gjurmë në ditët e ‘mjegullta’ të viteve 1990. Veprat e tij në dorëshkrim, janë të shpërndara në universitete e arkiva europiane, por për ardhjen e tyre prapë, nuk janë institucionet që punojnë, por një studiues si Mentor Quku. Edhe për ringritjen e qelës së tij në Kukel, u desh një nismë private prej dashamirësish. E në fund, megjithë vitet që na ndajnë nga komunizmi, kur mohimi i disa emrave qe kthyer në një lloj “ligji”, demokracia nuk i ka kthyer sytë drejt të mohuarve sa duhet...
Viti 2011, përkon me 145-vjetorin e Mjedës. Si është përkujtuar ky poet?
Kësaj radhe merita i takon komunës së Bushatit, në juridiksionin të së cilës përfshihet kompleksi muzeologjik “Mjeda”, dhe në mënyrë të veçantë kryetarit karizmatik të saj, Zef Hila. Me këtë rast në Kukel u organizua një veprimtari poetike kushtuar jetës dhe veprës së lirikut të madh, e cila u mbështet nga kompania e projektit “Energji Ashta”, ndërmarrje e përbashkët 50:50 në mes të Verbund dhe EVN. Është interesante se kjo kompani po punon për të ndërtuar në Ashtë, brenda vitit 2012, hidrocentralin më të madh Matrix. Ishte një nismë ambicioze e kësaj kompanie për t’u bërë partner i ngushtë me komunitetin lokal të Bushatit, si edhe më gjerë në tërë rajonin. Mori pjesë ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, kryetari i Komunës Bushat, deputetë, intelektualë, artistë, nga Tirana, Shkodra, Lezha, zona e Bushatit. Ishin mbledhur banorë të Kuklit e fshatrave përreth. Programi u gërshetua me recitime, këngë, valle e inskenime nga nxënës të shkollave të Mesme të Bushatit e Barbullushit. Programi u gërshetua me recitime të veprave të Mjedës, Nolit, nga aktorët e teatrit “Migjeni”, Bruno dhe Paskualina Shllaku. U dha filmi “Andrra e jetës” kushtuar jetës dhe veprës së Mjedës, u transmetuan me video-projektor fotografi të Mjedës. I gjithë aktiviteti u parapri me postera, ndërsa u zhvillua me një mjedis skenografik të fuqishëm. Në fjalën e tij, ministri i Kulturës foli për karakterin shumëpërmasor të këtij gjeniu të kulturës kombëtare dhe duke iu drejtuar të rinjve, theksoi se Mjeda duhet t’u bëhet udhërrëfyes dhe frymëzues në jetën e tyre. Mjeda, Fishta megjithëse me një fëmijëri të varfër, falë talentit dhe punës së tyre arritën të bëheshin ikona të identitetit kombëtar. U vizitua shtëpia e Mjedës, së bashku me fotoekspozitën “Rikthimi i Mjedës në Kukel”. Në fund, juria shpalli fituesen së cilës iu dha si çmim kolana seriale prej tetë vëllimesh “Mjeda”. Veprimtaria u zhvillua në një atmosferë festive dhe entuziaste si asnjëherë tjetër. Ajo ishte një hap, pas asaj që u zhvillua më 1 gusht të këtij viti, duke treguar se ka një sensibilizim për lançimin e figurave të tilla të shquara si Dom Ndre Mjeda. Gjatë aktivitetit u bisedua në detaje lidhur me realizimin e projektit për ngritjen e kompleksit muzeal “Ndre Mjeda”. Po afrohet 1 gushti i vitit 2012, dhe do të zhvillohen përsëri “Ditët e Mjedës”, që tashmë do të jetë një aktivitet i përvitshëm, e që do të zhvillohet në kuadrin e përgatitjeve për festimet e jubileut të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.
Ju jeni marrë gjerësisht me krijimtarinë e tij. Çfarë nuk dimë ne për poetin Ndre Mjeda?
Duhet të pranojmë se ende sot nuk bëhet sa duhet për promovimin e risive e zbulimeve shkencore. Pavarësisht ndonjë rasti të shkëputur, tek ne mungon mendimi kritik dhe sidomos kritika shkencore. Bëhet fjalë për krijimin e një klime që nxit e mbështet zhvillimet në këtë drejtim. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe me studimet kushtuar Ndre Mjedës. Përveç disa kronikave e shkrimeve dhe emisioneve televizive miqësore, nuk ka një skanim kritik të kësaj esesë monografike, që ka ngritur shumë probleme, shumë hipoteza, shumë pikëpyetje, ka shtruar për diskutim vizione të reja lidhur me çaste të caktuara të jetës së Mjedës, qoftë të metodës krijuese të tij, qoftë të risive të sjella me punimin tone 40-vjeçar. Që nga viti 2004 ne po botojmë në mënyrë konsekutive 11 vëllime me mbi 6 mijë faqe shkencore. Deri më tani janë botuar 8 vëllime. Brenda këtij viti, duhet të dalë vëllimi i ri Mjeda-6/2 (Bibliografia, mbi atë). Pa u ndalur në vepra, dorëshkrime të zbuluara, risi të sjella, apo modele të prezantuara, mund t’u përgjigjem në mënyrë direkte: Shumë pak ose aspak dihet nga populli, nga rinia shkollore, qoftë edhe nga rrethet intelektuale, për profilin prej reformatori, prej vizionari, prej misionari (në kuptimin më të gjerë të fjalës), prej politikani e ambientalisti, prej prijësi edhe prej orakulli. Herë pas here, me raste të caktuara, nuk do të mënoj t’i përgjigjem më në detaje kësaj pyetjeje. Vëllimet e botuara nga ana jonë kanë karakter të rëndë akademik, por premtoj që brenda vitit 2012 të botoj vëllimin e njëmbëdhjetë që do t’u japë përgjigje njerëzve në kushtet e një shoqërie që vrapon të zërë trenin e fundit.
Pak kohë më parë, përmes një shkrimi në “Gazeta Shqiptare”, ju folët edhe për vepra të panjohura të Mjedës. Ku kanë shkuar kërkimet tuaja për to?
Për momentin mund të them se krahas vazhdimit të botimit të vëllimeve Mjeda, dhe punës për kompleksin muzeal “Mjeda”, po vazhdoj kërkimet për të futur në dorë vepra, dorëshkrime e relike të Mjedës. Vazhdojmë punën për të futur në dorë dhe promovuar gramatikën shqipe në dorëshkrim të Mjedës. Këto ditë pres të marr dorëshkrime e dokumente që vijnë nga biblioteka e arkiva të universiteteve më të famshme të Europës, në të cilat punoi Mjeda gjatë 20 viteve të studimeve jashtë vendit. Të gjitha rastet do të vrapoj për t’i studiuar dhe publikuar ato, me qëllim që të bëhen pronë e publikut të vëmendshëm.
A ka ai vendin e duhur sot në kulturën e kombit shqiptar?
Pavarësisht nga studimet dhe kërkimet e vazhdueshme, Mjeda mbetet ende në hije, ende i pandriçuar, ende i pazbuluar. Një njeri modest dhe i tërhequr, por edhe rebel dhe opozitar siç qe Mjeda, për një njeri që ka hapur gjithnjë probleme dhe debate, është fare e kuptueshme që mos të pritet vendosja e menjëhershme e tij në vendin që i takon në Panteonin Kombëtar. Mjeda jetoi dhe filloi të krijonte që në moshën 15-vjeçare. Ai shkroi dhe krijoi në mënyrë të ndalur dhe me intensitet të madh. Mendja dhe vepra gjeniale e tij i bënë nder kombit shqiptar; ishte kolos i letrave shqipe, liriku, prozatori, gjuhëtari, pionieri i arsimit kombëtar, arkitekti, artisti, historiani, bujku, mekaniku, veterani i çështjes kombëtare. Në Hamburg 1902, la pa gojë duke ligjëruar në latinisht gjuhëtarët më të mëdhenj të botës, me të cilët ruajti letërkëmbim të vazhdueshëm. 11 vjeç, mësuesi Petroviq e cilëson me një talent të jashtëzakonshëm, 15 vjeç hartonte poezi origjinale në latinisht, 18 vjeç shkruan “Vllavrasin”, 20 vjeç “Vajin e Bylbylit”. Profesor në Filozofi reformoi leksionet për teorinë e Thoma Akuinit. Mjafton të shohim tabelën kronologjike të shkurtuar të çasteve kryesore të jetës dhe të veprave të Mjedës....
Në muajt e verës ka nisur puna për restaurimin e qelës së Mjedës, në Kukël. Në ç’fazë është puna?
Po bëhet një punë shumë e mirë, e cila ka filluar nga restaurimi i Kishës së Shën Shtjefnit. Këto ditë do fillojë shtrimi me pllaka me ngjyra i dyshemesë së kishës dhe do të vendosen vetratat e dritareve me xhama me ngjyra. Shumë shpejt, do fillojë puna edhe për restaurimin e shtëpisë së Mjedës që është aty pranë, vepër e projektuar nga Mjeda dhe ku poeti ka marrë pjesë në ndërtimin e saj (1906-1907). Në mes të dy ndërtesave, në një hapësira prej 30-35 metër katrore do të vendoset varri monumental i Mjedës, shtatorja prej bronzi e poetit, si edhe një obelisk për të përkujtuar njeriun që i dha aq shumë arsimit, letërsisë, shkencës dhe çështjes kombëtare. Me realizimin e këtij projekti me rëndësi për kulturën kombëtare, por edhe për zhvillimin e turizmit kulturor janë angazhuar, brenda e jashtë vendit, një rreth i madh njerëzish, artistësh, krijuesish, biznesmenësh, institucionesh. Mund të themi se është në fazën fillestare, por rëndësi ka që i gjithë mekanizmi i ngritur po funksionon shumë mirë. Mendohet që me rastin e festës “Ditët e Mjedës” në 1 gusht 2012, një pjesë e mirë e projektit të jetë i realizuar.
Një tjetër problem që endet përreth figurës së Mjedës ka të bëjë me eshtrat e tij. Në gusht, drejtues të lartë shtetërorë qenë në Kukël, por a premtuan ata ndihmë për kontribute konkrete për realizimin e projektit tuaj për kompleksin muzeal “Ndre Mjeda”?
Në gusht, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kurse tani, në nëntor, ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, ishin të pranishëm në veprimtaritë përkujtimore, kulturore që u organizuan në Kukel. E vlerësoj shumë prezencën dhe angazhimin e tyre për të ndihmuar në këtë projekt gjigant dhe shumëpërmasor. Për çështjen e eshtrave të Mjedës, kemi krijuar një grup intelektualësh, i cili mbledh të dhëna për këtë problem të ndjeshëm. Kërkimet vazhdojnë, por ende deri më sot nuk kanë një rezultat konkret. Shpresojmë që të mos kenë pasur fatin e keq, që një dorë mizore t’i ketë zhdukur fare. Nëse kjo nuk ka ndodhur, atëherë mendoj se eshtrat e Mjedës herët a vonë do të kthehen në vendin ku e ka lënë testament vetë Mjeda me gjallëri të ti: Të varrosej në Kukel, aty ku jetoi, punoi e meshoi për 30 vite. Tani presim që Ministria e Kulturës ta shpallë monument kombëtar. Kjo do u hapë rrugë realizimit të masave të tjera. Unë besoj se tashmë strukturat e shtetit, shoqëria shqiptare e në përgjithësi rrethet intelektuale e shkencore janë angazhuar për realizimin e këtij projekti ambicioz, që përveç të tjerave do ta kthejë këtë Kuklin në një vend pelegrinazhi për të huajt e vendasit. Komunizmi iu mori shumë, shkrimtarëve, artistëve dhe klerikëve. A ua ka kthyer ato demokracia? Diktatura komuniste u ka borxh shumë etërve shpirtërorë të shqiptarëve: shkrimtarëve, artistëve dhe klerikëve. Ishte vetë sistemi diktatorial që nuk lejonte lirinë e fjalës dhe atë të besimit. Bile pretendonte të kontrollonte edhe mendimet e njeriut shqiptar. Ndërsa me klerin i lau duart shpejt sepse i mbylli institucionet e tij dhe luftoi deri në absurd prirjen e njeriut shqiptar për të besuar, me letërsinë dhe artin përdori taktikë tjetër. Mbasi penalizoi, luftoi dhe zhduku elitën, mori frenat në dorë, dhe krijoi kastën e shkrimtarëve dhe artistëve proletarë që kishin për detyrë t’i këndonin hasana, sistemit dhe kreut të saj. Në këtë proces të gjatë, komunizmi përdori një rrjetë të tërë filtrash që mos të lejonin që të depërtonin në këto fusha, bijtë e të “deklasuarve”. Bile edhe një shkrimtar si Mjeda u censurua, u redaktua. Mjeda në ndonjë rast u pranua për gjysmë, në një rast tjetër u luftua me gjysmë. Tregues janë veprat e Mjedës të redaktuar, por edhe fakti që sot prej dy dekadash nuk dihen ku kanë përfunduar eshtrat e tij. Pati edhe disidencë, pati edhe përpjekje për origjinalitet, por shumë vetë që i hynë kësaj rruge mbeten në rrjetën e organeve të diktaturës, u vranë, u burgosën apo u internuan. Parë nga sot, mendoj se ai art dhe ajo letërsi duhet pranuar si një realitet, sepse edhe asaj kohe pati përpjekje për art, për origjinalitet. Por gjithsesi u krijua një gropë e madhe që edhe sot nuk mendoj se është e mbushur. Ai realitet, ato krijues qe i shërbyen kastës së oborrit, sot nuk mund t’i pranojnë mentalitetet, metodat dhe zakonet e reja, që synojnë një letërsi dhe art të vërtetë. Ata bëhen pengesë në një mënyrë a një tjetër për lulëzimin e një plejade të tërë artistësh e krijuesish të rinj e të talentuar.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)