Prag lufte ne Kore Veriu bombardon Jugun

Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut shkembyen zjarr te marten ne nje zone midis vijave kufitare te dy vendeve. 2 ushtare korejanojugore u vrane dhe 15 ushtare te tjere e civile u plagosen. Koreja e Jugut ka bere disa zhvendosje te ushtrise te cilat Koreja e Veriut i quajti manovra luftarake. Veriu e akuzoi Jugun per provokacion ushtarak per shkak se hodhi disa duzina predhash ne zonen kufitare te Korese se Veriut rreth e qark ishullit Yeonpyeong te Korese se Jugut. Shtellungat e tymit vune ne levizje 1300 banore te ishullit te cilet u vune ne levizje drejt portit te Incheonit por nuk u pane menjehere demtimet reale qe solli sulmi.
Pse ndodhi kjo
Ka kohe qe situata midis dy Koreve eshte e tensionuar por kulmi arriti ne mars te ketij viti kur u fundos anija luftarake korejanojugore Cheonan. Megjithate incidenti i se martes eshte me i rendi qe ka ndodhur vitet e fundit. Perplasjet midis Koreve vijne si pasoje e tranzicionit qe po ndodh ne Korene e Veriut - lideri i perjetshem dhe i padiskutueshem Kim Jong II besohet se po mundeson transferimin e pushtetit tek i biri Kim Jong Un. Shume analiste besojne se demonstrimi i muskujve nga ana e Korese se Veriut vjen si nevoje dhe si rrjedhoje e ndryshimeve te brendshme qe po kryhen.
Dhuna e se martes u parapri gjithashtu edhe nga mosheqja dore e Korese se Veriut nga planet per pasurimin e uraniumit.
A ka ndodhur kjo gje me pare
Po Yeonpyeong eshte sulmuar edhe here te tjera. Janarin e kaluar Koreja e Jugut denoncoi hedhjen e raketave nga ana e Korese se Veriut ne zonen kufitare veriore te Korese se Jugut qe de facto eshte vija e perbashket kufitare. Koreja e Veriut kerkon qe te kufiri te zhvendoset me ne jug. Pergjate gjashte dekadave te fundit te dyja vendet kane pasur perplasje te vogla te shumta ne numer por te vogla ne rendesi. Secili nga vendet ka dashur te perfitoje sa me shume territor ne kete zone ishullore. Shpeshhere kane ndodhur perplasje vdekjeprurese midis flotave te dy vendeve.
Kush eshte zanafilla e konfliktit
Pas kapitullimit te Japonise ne Luften e Dyte Boterore Koreja u nda ne dy pjese. Jugu kapitalist mbeshtetej nga SHBA-ja dhe aleatet e aj perendimore ndersa Veriu u be aleat me Bashkimin Sovjetik. Lufta e Ftohte solli shperthimin e luftes midis Jugut dhe Veriut duke u kushtuar koreaneve te te dy poleve rreth 2 milione te vdekur. Me pas lufta u mbyll me nje marreveshje e cila la shume gjera pa sqaruar. Teknikisht te dy Korete jane akoma ne lufte me njera-tjetren pasi marreveshja e bere nuk parashikonte as armepushim as traktat paqeje. Midis koreaneve ka pasur edhe te tjera incidente te cilat jane cilesuar si provokative. Ne 1968 Koreja e Veriut dergoi forcat e saj speciale per te vrare Presidentin e Korese se Jugut. Misioni deshtoi. Ne 1983 nje bombe shperthimi i se ciles u komandua nga Pyongyang vrau 17 zyrtare te larte korejanojugore te cilet ndodheshin ne nje vizite diplomatike ne Myanmar. Ne 1987 Veriu u akuzua se bombardoi nje linje ajrore te Jugut.
Cfare ndodhi me anijen luftarake te Jugut Cheonan
Koreja e Jugut deklaroi se nje silure e leshuar nga Veriu marsin e kaluar e dergoi anijen ne fund te Detit te Verdhe dhe shkaktoi vdekjen e 46 marinareve korejanojugore. Ngjarja ndodhi gjithashtu ne zonen kufitare detare midis dy Koreve.
Koreja e Jugut u xhindos nga ky incident. Por Veriu mohoi kategorikisht cdo lidhje me kete incident pavaresisht se te gjithe hetuesit nderkombetare e fajesuan. Keshilli i Sigurimit e denoi incidentin por nuk u nxitua te fajesonte Veriun.
A do te kete lufte
Koreja e Jugut shpalli gjendjen e gatishmerise se larte pas incidentit te se martes. Por a do te ndermerren aksione te metejshme ushtarake kjo veshtire te thuhet. Ngjarjet e muajve te kaluar flisnin per nje shtensionim te marredhenieve te ngrira midis Jugut dhe Veriut. Te dyja polet kishin filluar bisedimet per ribashkimin e familjareve te ndare gjate luftes madje Koreja e Jugut ofroi edhe ndihma e ushqime per te varfrit e Veriut. Por duke iu referuar politikes se dyerve te mbyllura qe ndjek Veriu veshtire te thuash se cfare ndryshimesh do te sjelle ardhja ne pushtet e djalit te Kim Jong II Kim Jong Un. Problemi tjeter kryesor eshte Kina. Shume korejanojugore i druhen marrjes ne dorezim ne rast kolapsi pas kalimit te pushtetit midis Kimeve. Disa analiste besojne se incidenti i se martes nuk eshte nje demonstrim i muskujve por ka te beje me ceshtjen nukleare.
Sa do te ndikohen bisedimet nukleare
Uashingtoni e akuzon Pyongyang se po zhvillon nje program sekret per pasurimin e uraniumit. SHBA dy Korete Rusia Japonia dhe Kina jane perfshire ne ate qe quhet bisedimet gjashtepaleshe. Megjithate keto bisedime kane rene ne nje monotoni qe prej vitit 2008. Por pas percaktimeve lehtesuese proveriore per pasurimin e uraniumit duket se bisedimet po varrosen. Stephen Bosuorth specialisti amerikan per denuklearizimin e Korese se Veriut deklaroi se incidenti i se martes u provokua qe te coje ne nje kolaps te metejshem te bisedimeve. Choi Jin-Wook kerkuesi kryesor i Institutit Korean te Bashkimit Kombetar thote se Veriu eshte i frustruar nga pergjigjja e Uashingtonit per sa i perket programit te pasurimit te uraniumit dhe se Veriu mendon se Uashingtoni ka hequr dore nga bisedimet me ta.
Pergatiti Albano Bogdo