Projekt 5-vjecar per shendetesine nga USAID
Perparimi i reformave shendetesore ne Shqiperi. Ky eshte projekti 5-vjecar i financuar nga USAID-i per te fuqizuar sistemin shendetesor ne vendin tone. Gjithcka u rikonfirmua dje gjate takimit qe ministri i Shendetesise Petrit Vasili zhvilloi me drejtorin e misionit te USAID-it per Shqiperine Jezeph Williams. Ministria e Shendetesise e konsideron shume te rendesishme mbeshtetjen e USAID-it dhe ketij projekti ne vecanti ne kete moment intensiv te reformave tha ministri i Shendetesise. Ai theksoi se ky projekt kaq i rendesishem eshte nje shprehje e besimit ne kursin e reformave te ndermarra ku dhe roli i stafit te USAID-it dhe qeveria amerikane ka qene shume i rendesishem ne menyre te vecante ne konsolidimin e kujdesit paresor. Drejtori i USAID-it z. Williams nga ana e tij ka shprehur angazhimin dhe perkrahjen e tij per sistemin e shendetesise dhe reformat e ndermarra nga ky institucion. Projekti Perparimi i reformave shendetesore ne Shqiperi do te drejtohet nga Mitch Mokhtari Ph.D. specialist ne financimin e sistemeve shendetesore dhe ekspert ne fushat e sistemeve shendetesore kuadrit rregullues ne shendetesi monitorimit dhe vleresimit reformes fiskale zhvillimit te kapaciteteve ne vendet ne tranzicion. Mitch eshte Profesor i Asociuar ne Shkollen e Shendetit Publik te Universitetit te Marilandit SHBA qe nga viti 1995. Ai ka patur detyra te ndryshme ne projekte te USAID-it Korporates se Sfides se Mijevjecarit MCC si dhe te Bashkimit Europian. Ai ka pervoje pune ne disa vende ne zhvillim si Rusi Kazakistan Egjipt Turkmenistan Armeni Moldavi.