E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pragë, Topalli takon kryetarin e Senatit çek

PRAGË- “Cekia jo vetëm që mbështet Shqipërinë në rrugën drejt antarësimit në BE, por ofron dhe pervojën e saj në interes të Shqiperisë”.

Këtë deklaratë bëri kryetari i Senatit çek, Milan Stech, gjatë takimit me kryeparlamentaren shqiptare, Jozefina Topalli në Pragë.

Stech vlerësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve karakterizohen si marrëdhënie besimi dhe bashkëpunimi.

“Në NATO dhe organizatat e tjera ne jemi partnerë dhe aleatë të besueshëm. Është detyra jonë të zgjerojmë bashkëpunimin" - deklaroi Kryetari i Senatit të Çekisë ndërsa theksoi nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, pasi ende nuk janë arritur kufijtë e tij.

Kryetarja Jozefina Topalli e cilësoi këtë vizitë si një tjetër mundësi e jashtëzakonshme dhe një bazë e shkëlqyer për inkurajimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera. Gjatë vizitës së saj në Çeki, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pati një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të Çështjeve Europiane në Dhomën e Ulët të Parlamentit, Marek Benda.

Kryeparlamentarja Topalli e njohu zotin Benda me zhvillimet më të fundit në vend, duke theksuar se, “Shqipëria gjendet në një nga momentet më të mira të saj. Ajo luan një rol konstruktiv në rajon, dhe shqiptarët janë një faktor stabiliteti kudo që ata jetojnë”, -ka theksuar Topalli.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›