Pragë, shoqërohen 150 tifozë kroatë, u përleshën me policinë
Nga Altin Latifi
Një polic ka mbetur i plagosur nga përleshjet në fund të takimit të Kupës UEFA mes Spartës së Pragës dhe Dinamos së Zagrebit. Policia ceke ka shoqëruar 150 tifozë, që më pas janë liruar.
Një polic ka mbetur i plagosur nga përleshjet në fund të takimit të Kupës UEFA mes Spartës së Pragës dhe Dinamos së Zagrebit. Policia ceke ka shoqëruar 150 tifozë, që më pas janë liruar.
Rreth 150 tifozë kroatë u shoqëruan në policinë e Pragës pas përpleshjeve në fund të ndeshjes së Kupës UEFA, mes Spartës dhe Dinamos së Zagrebit. Fansat kroatë që kishin shkuar në kryeqytetin çek ishin të shumtë në numër, por u përleshën me policinë në qendër të qytetit. Ata hodhën shishe, gurë, çakmakë dhe objekte të tjera në adresë të uniformave blu. Autoritetet e Pragës bënë të ditur se një polic u plagos gjatë përleshjeve, por dëmet më të mëdha ishin në shkatërrimin e ndërtesave. Takimi mes Spartës së Pragës dhe Dinamos së Zagrebit përfundoi 3-3 dhe ekipi kroat mundi të kalojë në turin tjetër.
(a.s/News24/Balkanweb)