E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pragndeshja, Shkumbini ftesë për "paqe" Besës

Kampionati shqiptar i futbollit do të rikthehet nesër me javën e dytë, ku nuk do të mungojnë sfidat e interesante. Pas Flamurtari-Dinamo, Shkumbini-Besa vlerësohet shumë e rëndësishme dhe specifike për këtë javë. Të dyja skuadrat i kanë rezervuar njëra-tjetrës ndër vite një atmosferë aspak miqësore, ku nuk ka munguar tensioni dhe dhuna. FSHF i ka marrë masat, ndërsa Besa kërkon më shumë garanci për një ndeshje të qetë në Peqin, duke këmbëngulur për impenjimin e një numri të madh forcash speciale në stadium. Menjëherë pas kësaj ka reaguar shefi i skuadrës së Shkumbinit, Astrit Isai: "E rëndësishme është që ne e konsiderojmë si një ndeshje të radhës. Nuk ka rëndësi në është Dinamo-Partizani, Tirana apo Besa. Jemi të predispozuar që të zhvillojmë një ndeshje ‘fair-play‘. I garantoj edhe kavajasit se ne do t‘i mirëpresim si miq". Mes dy skuadrave ka probleme, nuk ka pasur marrëdhënie miqësore. Një tjetër shtysë është bërë edhe fakti se, drejtuesit kryesorë të të dyja skuadrave nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin, aq sa nuk ulen dot pranë në tribunë. I pranishëm në stadium pritet të jetë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›