E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pragtragjedia, 3 fëmijë pinë helm, shpëtohen në spital

Fëmijët 3 dhe 4 vjeç gjetën helmin në korridoret e kopshtit ku shkonin. Policia hetim për ngjarjen, dyshohet pakujdesia e punonjësve të kopshtit

Pogradec- Tre fëmijë jo më të mëdhenj se 4 vjeç gjetën helm miu në korridoret e kopshtit, shpëtojnë vetëm falë ndërhyrjes së mjekëve. Policia fillon hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë, ndërsa ende nuk dihet si përfundoi helmi për minj në korridoret e kopshtit.

Prag tragjedia ndodhi dje në rrethin e Pogradecit, ku tre vogëlushë të një kopshti fshati përfunduan në spital, të helmuar me bar miu. Policia lokale nisi hetimet, ndërsa ngjarja, e cila është aksidentale, mendohet të ketë si shkaktare lënien e helmit në vend të pa pambrojtur nga sanitaret e kopshtit.

Sipas të dhënave të policisë lokale, tre vogëlushët e helmuar janë dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, ku janë nënë kujdesin e bluzave të bardha të tij. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e të premtes në kopshtin e fshatit Leshnicë, në rrethin e Pogradecit. Duke iu referuar të njëjtave burime, mësohet se fëmijët, dy prej të cilëve motër e vëlla, janë dërguar me urgjencë në spital. Nga drejtuesit e pediatrisë së spitalit të Pogradecit konfirmohet se fëmijëve u është bërë lavazh, ndërkohë një ekip i posaçëm mjekësor bëri të pamundurën për të shpëtuar nga helmimi vogëlushët, të cilët për fat të mirë e kanë kaluar rrezikun për jetën.

Fëmijët e helmuar, të cilët e kanë gjetur ilaçin vdekjeprurës në korridorin e kopshtit, janë A.P. 3-vjeçe, F.P. 4-vjeç motër e vëlla si dhe S.Z. 3 vjeç. të cilët i përkasin grupit të vogël të fëmijëve në kopshtin e Leshnicës. Grupi hetimor ka nisur hetimet, duke marrë në pyetje edukatoret. por dhe pastrueset e tij, ndërkohë që është kontrolluar kopshti. Ndërsa fëmijët e kanë kaluar rrezikun për jetën, hetimet për të zbardhur ngjarjen vazhdojnë nga një grup i posaçëm hetimi i ngritur nga policia dhe prokuroria e Pogradecit. Irena Vreto

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›