Pragu i ulet elektoral, VIP-at e politikes mesyjne Tiranen...
Tre rivalët, Berisha, Rama, Meta, priten të përballen në kryeqytet. Pragu prej 3.5 përqindësh inkurajues për kandidimin e kryetarëve të partive parlamentare
Shaban Sulçe
Tirana duket se do të jetë “fushëbeteja” e të mëdhenjve të politikës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për vitin 2009. Edhe pse me numrin më të madh të votuesve, pragu i ulët elektoral, që nënkupton një numër jo të madh votash për të siguruar mandatin e deputetit, duket se do t’i shtyjë kryetarët e partive kryesore parlamentare për të kandiduar të parët në listë në qarkun e Tiranës. Sipas përllogaritjeve me sistemin proporcional rajonal që do të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme, qarku i Tiranës shënon pragun më të ulët elektoral, rreth 3.5%. Kjo përqindje e ulët e pragut pritet të sjellë kandidimin në këtë qark jo vetëm të tre “të mëdhenjve” të politikës, Berisha, Rama, Meta, por edhe të kryetarëve të partive të tjera parlamentare, si Gjinushi, Ceka etj.
Votat
Qarku i Tiranës, në zgjedhjet e fundit, pra ato të 3 korrikut 2005, ku është përdorur sistemi i përzier, maxhoritar dhe ai proporcional, ka pasur në përbërje 20 zona zgjedhore, të cilat kanë nxjerrë po 20 deputetë. Sanksionimi në Kushtetutë i sistemit proporcional rajonal e çon në 28 numrin e deputetëve të cilët do të zgjidhen në qarkun e Tiranës. Në këtë qark, ku përfshihen rrethet e Tiranës dhe ai i Kavajës, numri i votuesve të regjistruar me të drejtë vote është 660 505 votues. Pjesëmarrja në dy proceset e fundit zgjedhore, përfshirë edhe zgjedhjet lokale të vitit 2007, ka variuar midis 45-50% të votuesve, pra rreth 330 mijë vota, çka do të thotë se për të siguruar të paktën një deputet në këtë qark, mjaftojnë vetëm 10 500 vota në zgjedhjet e vitit 2009 në qarkun e Tiranës. Ky numër pritet të jetë nxitës dhe inkurajues për një pjesë të mirë të kryetarëve të partive parlamentare, të cilët, duke qenë të parët në listë, kanë shumë shanse për të garantuar mandatin e deputetit.
Berisha
Për kryeministrin dhe kryetarin aktual të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dy janë arsyet kryesore që mund të ndikojnë në kandidimin e tij në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Arsyeja e parë është pragu elektoral, ku përqindja e ulët e këtij pragu dhe vendosja i pari në listën e kandidatëve të PD-së për Tiranën e garanton mandatin e Berishës si deputet në zgjedhjet e ardhshme. Kjo edhe për vetë faktin se Partia Demokratike gjithmonë ka arritur një përqindje të konsiderueshme në këtë qark. Arsyeja e dytë është e lidhur me kandidimin tradicional të Berishës në zgjedhjet parlamentare. Kryetari i PD-së prej vitesh ka kandiduar në një prej zonave elektorale të rrethit të Kavajës, e cila tashmë me sistemin proporcional rajonal në zgjedhjet e 2009-s do të përfshihet në qarkun e Tiranës.
Rama
Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ende nuk e ka përcaktuar në mënyrë definitive nëse do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2009. Megjithatë, shanset e kandidimit të tij janë të mëdha, duke qenë se Rama në disa deklarata të vazhdueshme nuk e ka mohuar dëshirën dhe synimin e tij për të qenë kryeministër i vendit në vitin 2009. Por, për të kandiduar në këto zgjedhje, ai duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës. Dorëheqja e parakohshme nga drejtimi i Bashkisë së kryeqytetit do të sillte
zhvillimin e zgjedhjeve të reja për Bashkinë e Tiranës, pas zgjedhjeve të përgjithshme.
Meta
Tashmë është definitive. Ish-kryeministri dhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta, për herë të parë gjatë karrierës së tij politike nuk do të kandidojë në Skrapar, por në Tiranë, duke sfiduar në mënyrë të drejtpërdrejtë dy rivalët e tij politikë, Edi Ramën dhe Sali Berishën. Kandidimi në zonën e Tiranës është pranuar nga vetë Meta, i cili gjatë një interviste televizive dy ditë më parë, tha:
“Po, kjo është mëse e vërtetë për disa arsye. Por arsyeja kryesore ka të bëjë me vetë sistemin e ri zgjedhor dhe në faktin që në këto kushte dhe rrethana Tirana mbetet sfida kryesore edhe për LSI-në. Kuptohet që drejtuesi i LSI-së nuk mund të kandidojë askund tjetër përveçse në Tiranë. Së dyti, e kam për kënaqësi dhe ndihem shumë i motivuar në këtë drejtim. Sikurse jam i bindur që në vendin tim do të jetë një deputet edhe më i mirë sesa unë. E them këtë sepse do të ketë më shumë mundësi dhe kohë për të qenë edhe më pranë atij komuniteti, i cili mua më ka zgjedhur pesë herë në momente shumë të vështira, sikurse ka qenë edhe rasti i fundit. Por jam i bindur se kjo është zgjedhja më e mirë edhe për LSI-në. Kjo është një sfidë kryesore për mua dhe jam i bindur se në fund të fundit LSI-ja betejën kryesore e ka në Tiranë. Dhe unë kam se çfarë të them në Tiranë”, - ka deklaruar Meta.
Beteja PD-PS-LSI
Numri i 28 deputetëve që do të dalin nga qarku i Tiranës në zgjedhjet e vitit 2009 pritet të sjellë edhe një betejë të ashpër midis partive, për të siguruar një numër sa më të madh
deputetësh në këtë qark. Përveç rivalitetit të hershëm midis PS-së dhe PD-së, në garë fuqishëm pritet të hyjë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Kjo pasi LSI-ja, përveçse ka struktura mjaft aktive në këtë kryeqytet, ka treguar se ka pasur një elektorat të qëndrueshëm jo vetëm gjatë zgjedhjeve të 3 korrikut 2005, por edhe në zgjedhjet e vitit 2007. Në të dyja këto zgjedhje, LSI-ja ka arritur të marrë rreth 9% të votave, çka do të thotë se minimalisht LSI-ja mund të marrë më shumë se katër deputetë në 2009-n në qarkun e Tiranës.
Qarku i Tiranës
Numri total i votuesve: 660 505
Rrethet që përfshihen: Tirana dhe Kavaja
Pjesëmarrja në votime: 50%, rreth 330 000
Zonat Zgjedhore: 28
Pragu elektoral 3.5%
Votat sipas pragut: 10 500
Përqindja e PD-së në 2005-n 49.20%
Përqindja e PS-së në 2005-n 38.91%
Përqindja e LSI-së në 2005-n 9.22%
13 Qershor 2008