E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia i kërkon BE-së anëtarësim, Holanda refuzon ratifikimin e marrëveshjes



Serbia ka qëllime ambicioze për të hyrë në BE në vitin 2012. Ambiciet më të mëdha janë për këtë vit, kur Beogradi kërkon shpejt statusin e kandidatit, udhëtimin pa viza të qytetarëve të saj në BE dhe një pakt financues për ekonominë serbe. Këto kërkesa u bënë gjatë takimit mes zv.kryeministrit serb dhe komisionarit të Zgjerimit Oli Rehn. Por komisionari europian Oli Rehn i kërkoi Serbisë në radhë të parë formimin e qeverinë dhe bashkëpunim më të madh me Hagën. Njëra nga vendet që kundërshton anëtarësimin e Serbisë në BE është Holanda, e cila ka refuzuar ratifikimin e një marrëveshje të rëndësishme të Serbisë me Bashkimin Europian. Shkaku i këtij refuzimi është bashkëpunimi me Hagën dhe kapja e të dyshuarve për krime lufte. Marrëveshja e asociim-stabilizimit me BE-në i paraprin bisedimeve zyrtare të anëtarësimit dhe ishte boshti kryesor i fitores së presidentin pro-perëndimor Boris Tadiç në zgjedhjet e shkurtit dhe ato të bllokut të tij në zgjedhjet parlamentare të majit.

IFIMES: “Në zgjedhjet maqedonase, të pranishme shërbimet e huaja sekrete”

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Studime Ballkanike (IFIMES) në analizën speciale për zgjedhjet në Maqedoni paralajmëroi se gjatë fushatës do të pasojnë dhuna dhe shumë incidente. Sipas analizës së këtij instituti, në Maqedoni janë të pranishëm një numër i madh i shërbimeve sekrete, që janë të lidhura me parti politike dhe që tentojnë të destabilizojnë Maqedoninë. “Gjatë zgjedhjeve, këto shërbime janë përfshirë në partitë aktuale opozitare”, thuhet në pjesën e analizës të titulluar, “Mundësia e incidenteve të armatosura në ditën e zgjedhjeve“. “Qeveria aktuale është e detyruar të sigurojë qetësi gjatë procesit zgjedhor. IFIMES nuk përjashton mundësinë e incidenteve të armatosura në ditën e zgjedhjeve. Ky institut gjithashtu nuk përjashton mundësinë që parti të caktuara politike inskenojnë incidente dhe më pas akuzojnë rivalët politikë”,- thuhet në raportin e IFIMES.

12 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›