E Diel, 1 Nëntor 2026

Titor, njeriu i çuditshëm i ardhur nga viti 2035



A keni dëgjuar ndonjherë për John Titor? Njeriu që u shfaq për pak kohë në botën e internetit duke kënaqur kureshtjen e mijëra përdoruesve, mbi disa profeci për botën dhe njerëzimin? Njeriun që tha se kishte ardhur nga e ardhmja dhe se kishte udhëtuar në kohë? John Titor është njeriu i së ardhmes. Sipas tij njerëzimi deri në vitin 2035 (kohë prej së cilës vinte dhe ai) do të ketë shpikur makinën e kohës. Titor kishte ardhur në kohën tonë me një mision të veçantë. Për disa kohë i’u përgjigj pyetjeve që i vinin nga të katër anët e botës me disa parashikime për vitet që do të vinin. Si do të ndryshonte bota? Çfarë do të bëhej me njerëzimin? Si është shoqëria në vitin 2035? A do të ketë një luftë të tretë botërore? Përgjigjet janë të frikshme; Rusia më 2015-n, do të hedhë bombën atomike në qytetet kryesore amerikane, duke eliminuar në ketë mënyrë qeverinë federale. Zonat më të mëdha urbane në botë do të goditen nga armët nukleare; “Europa, Afrika, Australia do të goditen në mënyrë të veçantë”, pohon Titor
Rreth vitit 2036 njerëzit do të përpiqen për të evituar luftën, SHBA-të do të ndahen në pesë shtete, selitë e qeverisë federale do të jenë në Omaha të Nebraskas. Shoqëria do të decentralizohet. Teknologjia nuk do te goditet dhe do të ndërmerren kështu udhëtime të avancuara tokësore, hapsinore, dhe do të bëhet progres në inxhinierinë gjenetike, që do t'i shtohet dhe udhëtimi në kohë. Uji duhet të filtrohet ose të distilohet, për të levizur prej andej parcelat radioaktive, jeta do të jetë shumë e veshtirë (jeta mesatare do të zbresë në 70 vjet) dhe njerëzit do të duhet të punojnë në fusha për të prodhuar atë për të cilën do të kenë nevojë. Biçikletat dhe kuajt do të jenë mjetet e së ardhmes, por do të përdoren edhe makinat e trenat me shpejtësi të lartë. Kompanitë më të mëdha informatike do të zhduken, por interneti do të jetë një mjet komunikimi.

Parashikimi i saktë

Lufta e SHBA-ve në Irak, jo për armët nukleare

John Titor ka parashikuar se SHBA-të do të shkonin në luftë me Irakun për shkak të çështjeve për armët nukleare. Ky parashikim ka dalë i saktë. Titor shkroi: “Asnjë prej këtyre fjalëve që unë po them nuk do të jetë nje e re per ju. Kanë ndodhur dhjetë, tridhjetë vite më parë. Do të befasoheni kur të zbuloni se Iraku nuk ka pasur asnjëherë armë nuklerare. Mos vallë kjo ishte një justifikim që SHBA-të të fillonin luftën”?

12 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›