E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Më 2015-n Rusia do hedhë bomba atomike në SHBA, Kinë dhe Europë”



John Titor ka parashikuar se lufta civile do të çojë komunitetin rural kundër atij urban, meqë qeveria do të arrijë të sigurojë kontrollin e plotë të zonave urbane por jo të qyteteve. Titor shkroi: “Kur konflikti civil do të fillojë të përkeqësohet, njerëzit e kanë kuptuar se duhet të vendosin nëse duan të rrinë në qytete apo fshatra, apo në zonat më të izoluara, me arsyen e sigurisë. Kjo i bind se qytetet duhen braktisur.” Titor vazhdoi dukë thënë se për 2008-n, njerëzit do ta kuptojnë që situata e SHBA-ve nuk do të përmirësohet: “Viti 2008 do të jetë një datë e përgjitshme, ku secili do të kuptoje se bota të cilën e dëshironte nuk do të jetë më.”
Lufta nukleare ne Lindjen e Mesme
Ashtu siç rezulton nga lufta civile në SHBA, Titor parashikoi se do të ekzistonte një luftë nukleare mes fuqive të Lindjes së Mesme, në dukje ndërmjet Izraelit e fuqive Islamike. Perëndimi do të hezitojë të mbroje Izraelin dhe kjo do të bëjë që situata të përshkallëzohet. “Popullsia çifute në Izrael nuk është e përgatitur për një luftë shumë ofensive. Janë të përgatitur për mbrojtjen ekstreme. Mbrojtja e vetme për një Izrael që ka afër shtetet arabe është përdorimi i armëve te shkatërrimit në masë. Në skemën e luftës; Lindja e Mesme do të jetë lufta, por jo shkaku i saj.” Përse Arabet dhe hebrejtë u përfshinë në luftën civile të SHBA? Titor i përgjigjet: “Nuk janë drejtpërdrejt të përfshirë por situatat politike varen nga stabiliteti i lindjes që bie në 2005-n”. Kur e pyetën nëse armët e shkatërrimit në masë ishin përdorur kundër SHBA-ve nga ana e fuqive arabe, Titor thotë se “armët qenë përdorur kundër Amerikës, por përdoren dhe ndaj njëri-tjetrit”. “Mjafton ta lemë Lindjen e Mesme. Mendoj se nuk duhet shumë tru për këtë gjë, por së shpejti nuk do të përdoren as krahët e as këmbët.” Interpretuesit mendojnë se kjo e fundit qe një parashikim për sulmet vetëvrasëse.
Lufta me Rusinë
Përveç kësaj, në 2015-n Rusia do të hedhë bomba atomike kundër SHBA-ve, Kinës dhe Europës. Tre miliardë persona do të vdesin, dhe e gjithë bota do të dëmtohet rëndë. “Lufta civile mbaron në 2015-n, kur Rusia do të sulmojë qytetet amerikane, Kinën dhe Europën. Rusia e Kina kanë pasur gjithnjë një marrëdhënie të çuditshme. Dhe lajmet që shoh tani tregojnë se tregtia e vazhdueshme e armëve me aleatët, përleshjet, dhe mbipopullsia do të sjellin masakra. Lindja do të bëhet e paqendrueshme, çfarë do të thotë se do t’i japë Kinës besimin për t’u zgjeruar. Besoj se e dini që Kina ka aktualisht me miliona ushtarë meshkuj që nuk do të jenë kurrë në gjendje të gjejnë grua. Sulmi i Europës do të vijë si përgjije e një ushtrie europiane të unifikuar që do të grumbullohet duke u nisur nga Gjermania.”
Përgatiti: Doriana Metollari

12 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›