E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasjet në Vidohovë, Besim Karaj pranon krimin para gjykatës

Besim Karaj, i cili akuzohet për vrasjen e tre vëllezërve Mulliri në Vidohovë të Devollit është njohur me masën e sigurisë "burg pa afat" në Gjykatën e Korçës. 40-vjeçari pranoi para gjykatësve se ka kryer krimin.
Ai tregoi gjithashtu se u arratis për në vendlindjen e tij në Thumanë të Krujës duke ndjekur shinat e trenit.
Besim Karaj vrau në 29 janar tre vëllezërit Taulant, Xhiljan dhe Edlevan Mulliri. Shkak i vrasjes u bë lidhja jashtëmartesore e gruas së Karajt me një nga viktimat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›