E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Mirëpres dialogun Berisha-Rama

Burime zyrtare nga Presidenca bëjnë të ditur se kreu i shtetit ka shprehur gatishmërinë. “Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, duke ndjekur me vëmendje zhvillimet më të fundit politike në vend, mirëpriti gatishmërinë dhe vullnetin e shprehur për dialog të Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe udhëheqësit të opozitës, Edi Rama”, thuhet në deklaratë. Më tej, shkruhet se në “kontekstin e ri politik, Presidenti i Republikës do të vijojë në ditët në vazhdim kontaktet paraprake të punës me Kryeministrin e Shqipërisë dhe udhëheqësin e opozitës si dhe me bashkësinë ndërkombëtare për të përgatitur termat e bisedimeve që do të zhvillohen gjatë tryezës së përbashkët”.Përfshirja e Presidentit në zgjidhjen e kësaj situate është dhe një rekomandim i rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, miratuar javën e kaluar, e cila i bën apel opozitës të kthehet në Kuvend, ndërsa i kërkon qeverisë ngritjen e një komisioni parlamentar hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›