E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë temperaturat e ulëta dhe ngricat

Kukës

Në rajonin e Kukësit vazhdojnë temperatura të ulëta që variojnë nga minus 7 gradë celsius deri në minus 13 gradë celsius. Për pasojë rrugët kanë zënë akull, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Mjete të Drejtorisë Rajonale të Rrugëve po punojnë me intensitet kryesisht në aksin kombëtar Kukës-Tiranë në pjesën nga Shëmria deri në Qafë-Shllak duke hedhur kripë dhe skorie. Me gjithë vështirësitë që paraqet, kjo rrugë është mbajtur në funksion të plotë dhe nuk ka pasur aksidente. Më e vështirë paraqitet pjesa e Qafës së Malit ku trashësia e dëborës shkon deri në 30 cm. Nga ana tjetër janë plotësisht të kalueshme edhe rrugët që lidhin Kukësin me Krumën dhe B.Currin. Në rrethin e Kukësit mbeten ende të pakalueshme rrugët e Zapodit, Grykës së çajës, Arrnit etj. ndërsa kalohen me vështirësi rrugët Kukës-Shishtavec, Kukës-Peshkopi etj. Shtabi i emergjencës në prefekturë thotë se mban kontakte me të gjitha zonat dhe sipas njoftimeve nuk ka pasur raste emergjencash.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›