E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, pranga 4 shtetasve për shitje droge

Ata u arrestuan për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Kështu në pranga kanë rënë shtetasit, Armando Sianin Canaj, 33 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i proçeduar më parë për vjedhje, Jetnor Luan Ademi, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i proçeduar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, i liruar me kusht. Alban Hajredin Demiraj, 28 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe - Endri Bardhyl Avdyli, 26 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u bënë pas një pune 6 – mujore hetimi, ndërsa veprimtaria e tyre kriminale ka përfunduar mbrëmjen e shkuar. Arrestimi i tyre u mundësua në kuadër të një proçedimi penal i organizuar me metoda speciale të hetimit, i nisur në vitin 2009 ku aktualisht ndodhen të arrestuar shtetasit Eneid Gorishi dhe Fisnik Komani, të cilën u arrestuan më datë 28 korrik 2009 dhe 26 tetor 2009 si dhe 4 shtetas të tjerë të cilën janë proceduar në gjëndje të lirë. Kapja e shtetasve Armando Canaj dhe Jetnor Ademi u realizua në afërsi të rrugës “Fortuzi” në Tiranë ndërsa kapja e shtetasve Alban Demiraj dhe Endri Avdyli u mundësua në afërsi të një lokali në Shkollën e Bashkuar Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan,  pluhur e dyshuar “Heroinë”, e cila ishte e ndarë në 8 doza me peshë 4 gr. Në të gjithë periudhën 6-mujore të hetimit është arritur ti sekuestrohet këtij grupi 250 doza lëndë pluhur të lloit “Heroinë”. - Sasia prej 0.5 gr. lëndë pluhur me ngjyrë të bardhë e dyshuar narkotike “Kokainë”, 4 automjete tip “Foristradë Patrol”,  “Opel Astra” dhe “Fiat Punto”. 7 telefona celular të llojeve të ndryshme së bashku me kartat SIM brenda tyre dhe 20 karta telefonike SIM të kompanive të ndryshme.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›